12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Pirro Minella Millona

DEDIKUAR BABUSHIT TIM NE KETE PERVJETOR PERJETESIE!!!
…..”Nuk e pranoj dot largimin tend babushi im, pres trokitjen tende te lehte ne dere….!!!”
….. Nuk bindem dot se ke ikur, megjithese kane kaluar dekada mbi dyzete e dy vjet dhe nuk ka kthim prapa Babushi im!!
Tere keto vite me lot ne sy nuk e pranoj akoma ikjen tende dhe po me lot ne sy sot, por realiteti eshte i hidhur, duhet ta pranoj ikjen tende Babush!!.
Me lot ne sy e pranoj ikjen tende Babush, por kurre nuk do te pranoj vdekjen tende fizike.
Te kam ne cdo kohe ne shpirtin tim, me udheheq perseri ne rrugetirat e veshtira te Jetes!!.
Pranoj, qe me mungon, pranoj humbjen qe me shkaktove Ti Babushi im, por jo mungesen e mallit per Ty qe cdo dite shtohet me shume dhe me ben te rri me Ty me shume ne kujtimet e mia.
Natyrshem eshte pyetja e cdo biri mbi kete toke
“A ka bir ne kete toke qe te mos lutet te shohe ne enderr Babushin e vet, qe eshte ne parajsen e tij, qe eshte kthyer ne Engjellin mbrojtes..?”
Kush bir ne kete toke nuk digjet per mallin per Babushin e vet.
Kush bir nuk vajton ne shpirtin e tij, duke e ditur se goja e tij nuk do te shqiptoj aq embel fjalen “Babushi im”
Kush bir nuk do te enderronte te shikonte ne syte e tij profilin e bukur te Babushit te tij.
Kush bir nuk do te ishte i lumtur te strukej ne krahet e Babushit te tijj te dashur, te merrte energji.
Kush bir nuk do te donte qe te puthte me dashuri faqet e Babushit te tij.
Kush bir nuk do te endej rrugicave te qytetit te tij, duke menduar se do te ndeshte krejt papritur silueten e dashur te Babushit te tij..
Ehhh,…Babushi im mendoj dhe them me ze te pervuajajtur:
“Ku isha dje dhe ku jam sot, ne realitetin e hidhur, ne mes te kesaj bote mjerane, te pa shpirt, qe me le pas”.
Babushi im, vajtoj cdo cast humbjen tende, por jam i siguirte se do te jem duke kujtuar kujtimet aq te bukura te fresketa me Ty.
Kjo eshte sfida qe duhet te perballoj, ne cdo moment.!!.
Kjo eshte sfida ime e jetes!!
Por me del Ti para Babushi im dhe me ze te plote te them:
“Do te qendroj para Zotit, perpara teje Babushi im i forte edhe pse lotet me rrjedhin nga syte e permalluar per Ty!{
Do qendroj teper Krenar per Ty!
Sfida ime eshte Mungesa jote, Babushi im!!
…..Kjo sfide qe me le Ti Babushi im, ate fund shkurti te larget 76, eshte pengu me i madh i Jetes time!!!
Lamtumire Babushi im, eja perseri sot ne endrren time, te me ngrohesh shpirtin e ftohur nga rrymat e ftohta te Jetes…!!!
Tirane, me 27 Shkurt 2022.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.