12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Abdullah Begolli

Cila është e vërteta e gjeneratorëve të erës në Shalë !
1.Sipas të dhënave, ata kanë një fuqi të përgjithëshme instaluese rreth 103 MW/h
Shkalla e shfrytëzimit vjetor të gjeneratorëve tokësorë të erës në gjermani sillet rreth 16%
Nisur nga kjo, nëse gjeneratorët e erës në Shalë, janë të të njëjtit kualitet me gjeneratorët gjerman të erës dhe era në Shalë, të jetë e të të njëjtit kualitet me erën në Gjermani, rezulton që këta gjeneratorë, të gjithë s’bashku, do të realizojnë rreth 17 MW/h en.el.
Kualiteti i erës, nënkupton shpejtësinë optimale që për gjeneratorë është në fushën rreth 13-18 m/sec
Mbi dhe nën këtë shpejtësi, ata shkyqen sepse nuk janë efektiv, rreziokojnë të rrëzohën etj.
Nuk e di se ҫka ka menduar kryemistri Kurti kur ka thënë se këta gjenerator i mbulojnë 10% të nevojave të Kosovës me energji elektrike ?!
Sa duket, ai ka menduar në fuqinë instaluese e që nuk është aspak reale dhe Kurti nuk e ka të qartë dallimin në mes fuqisë instaluese dhe realizuese !
Nëse do të ishte kështu, do të ishte MREKULLI, ngase edhe 10 parqe të tilla, do ta zgjidhnim problemin e energjisë te ne.
E kam cekur në studim kush ka interesim, se do të nevojiten rreth 50 mi hektar kodra te mbuluara me gjeneratorë të tillë, që të përfitojnë energji el. aq sa jep njeri bllok i TC Kosova B dhe se në fund të ciklit kohor të shfrytëzimit, këta gjeneratorë, do të shkaktojnë humbje rreth 60 Mil€, gjithëher krahasuar me gjeneratorët tokësorë të erës në Gjermani, por humbjet i paguan populli e jo ai që i ka sjellur.
Këta gjeneratorë, ekonomikishtë janë në të keqen e popullit, ngase rryma e përfituar nga ta është shumëherë më e kushtueshme sesa rryma e përfituar nga qymyri.
Nëse janë me levërdi, përse populli duhet që 1MW/h të realizuar nga këta gjeneratorë ta paguaj me 80€ sikurse flitet, ndërsa energjia e përfituar nga TC i ofrohet firmës turke me 28€/MW/h
Të shpresojmë bile që ky qmim i ngritur 3 fish, të paguhet për fuqi realizuese rreth 17MW/h e jo për fuqi instaluese 103MW/h, duke pasur parasysh faktin se tek ne gjithҫka është e mundur.
Për më tepë për gjeneratorët e erës në shalë lexoni:
2. Deklarimi i KM se duhet ta heqim gradualisht qymyrin për ta ruajtur pavarsinë energjetike nuk qëndron.
TC me qymyr, veq se përfitojnë energji me qmimi shumë të ulët, janë siguruesit më të mëdhenjë të pavarsisë energjetike.
Lufta në Ukrainë, për kush i përcjell zhvillimet, e politika DUHET ti përcjell, ka shpërfaqur shumëҫka.
Për shumicën që nuk e kanë ditur, Gjermania dhe Europa, veq gazit, importojnë sasi të mëdha të qymyrit nga Rusia dhe me kalimin e kohës, vetëm sa po e theksojnë me vendosmëri nevojën e vazhdimit të importit.
Dhe është në logjikën e gjërave që importojnë jo se nuk kanë qymyr të vetin, por punojnë sipas thënjes : ruaje mallin sa ta keshë se kur ta humbësh s’ke ҫka ruan.
Prandaj, shtetet e mirëfillta, mendojnë ҫka t’iu lënë brezave edhe për 500 vjet pas tyre, e jo tua marin edhe bukën nga goja dhe ti përzënë nga vendi sikurse veprohet te ne tash e rreth 30 vite!
Për shumicën që nuk e dijnë gjithashtu, shumica e energjisë el. në botë, edhe sot përfitohët nga qymyri, e kështu do jetë edhe në të ardhmën derisa të ketë qymyr në tokë.
Gjithҫka tjetër është POLITIKË që ndryshon sipas interesav sa qel e mshel syt sikurse po shihet.
Vetëm “politikajtë” shqiptar, dalin të menqur dhe i përqeshin burimet e veta për interesa të hueja dhe personale tanimë kur i kanë shitur(falur) ato dhe e mashtrojnë popullin me rrena sikurse kjo në vazhdim etj.
“Ne nuk kemi naftë, që mund të prodhojë naftë Diesel dhe benzinë, mbasi nafta jonë është e trashë dhe nuk mund të kthehet veçse në bitum”! – KM shqiptar Edi Rama para dy ditësh !!!
Jo dhe jo, nuk është nafta shqiptare e trashë, as qymyri, gazi, mineralet,.. të këqia, por është i TRASHË votuesi shqiptar që mashtrohet me bonbona të larmë!
Ist möglicherweise ein Bild von 2 Personen, Personen, die stehen, außen und Text
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.