12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Suela Cenolli Armata

Pa ty.

Nata pa ty eshte e akullt.
Shtrati s’me mban e carcafet me cembithin.
Kembet sikur ne debore kane mardhur
Sa ngarkuar vjen mengjesi mes endrrash qe klithin.
Pa ty dita nuk me celet mbare.
Po s’ti pashe syte, mbrapsht rrokullisen oret.
Horizontin vec gri e shoh kur s,te kam prane.
Rrufete me gelltisin po s’ta preka doren.
Nuk me ngroh as dielli, nese ti nuk je.
As hena s’me flet, megjithese shoqe femijerie.
I gjithe universi ben sikur s’me njeh,
nese ti mungon ne kete oaz dashurie.

Suela Armata

“”””””””””””””””””

Ta keput shpirtin!
Nese qan nje femije, dielli ka turp te dale.

Buzeqeshjen mos ia vrit nje femije,

qe lulet te njohin vetem pranvere.

Antidot i urrejtjes poleni i tyre,

e prej buzeqeshjeve luftrat paqe do gjejne

“””””””””””””””””””””

Ata sy…

Dy sy gjithnjë kam kërkuar

qe te me çmojnë për çka Zoti me ka falur.

Te me ndjekin pa u turpëruar

edhe kur bota s’me pret krahëhapur.

Mes qindra sysh veç dy sy kërkoja,

qe nga shikimi im kah mos ndërronin,

Dhe kur ne vallëzim t,i ftoja,

mes qepallave te mia te flirtonin.

Ishte rraskapitëse por i gjeta ata sy,

Neper dy e nga dy , kur për sysh i kalova.

Unë qe mbahesha për vrasëse sysh,

sakaq tek ata sy perëndova.

S. Armata.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.