“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Pergjegjesit e papergjegjshem !
Masat , populli perbejne nje force te madhe transformuese !
Levizjet e masave kane ne vetvete vlerat e spontanitetit dhe ate te organizimit e te udheheqjes.
Kriza dhe levizja tronditese e masave arrihet athere kur ka vajtur thika ne palce, athere kur shtresat e gjera nuk arrijne te durojne gjendjen ku jane dhe kur nuk duan te jetojne me ne kushtet ekzistuese !
Kjo situate krijon potencialisht nje force te madhe levizese, uraganin e masave.
Qe ky uragan te shpertheje ai ka nevoje te organizohet, te drejtohet, te udhehiqet !
A mundet qe ne kete levizje te infiltrohen elemente arriviste , anarkiste e te dyshimte ?!
Sigurisht qe mund te kete .
Pastrimi dhe llagarimi i motiveve ne levizje, duke treguar destinacionin dhe permasat e levizjes, si dhe objektivat qe synohen, i japin asaj nje drejtim me te qarte !
A perfitojne dhe a spekullojne politikane te caktuar duke penetruar ne levizjen e masave ?
Sigurisht qe opozita e ka per detyre goditjen e spekullimit, korrupsionit ne ate segment te pushtetit, qe eshte me i implikuar ne afera te padobishme per shoqerine !
Situatat qe imponohen ne kuadrin e nje krize globale, duhen pare e llogaritur me kembe ne toke .
A jane krijuar rezerva te mjaftueshme per situata krizash dhe a eshte ne eficence pushteti per tju pergjigjur nevojave me te domosdoshme te popullit ?!!
Jashte influencave negative ka rendesi te shihen me perparesi teresia e atyre nevojave qe prekin direkt jetesen e popullit !
Mbase ka ardhur koha qe te shihen me kujdes gjithe ato resurse te vendit dhe kush i perdor e si perdoren ato !
A perdoren ne interes te popullit keto resurse dhe a duhen pare me imtesi koncensionet e dhena dhe te ashtuquajturat PPP?!!
Le tu thuhet JO spekullanteve dhe ndal mashtruesve, qe luajne me cmimet dhe gezohen e synojne te perfitojne ne situata te trubullta e te ndera !
Ne keto situata, me paketa ndihmash dhe me nje politike fleksible ne taksa dhe tatime, me nje kontroll te forte ne te gjitha produktet jetesore, duket vlera reale e pushtetit !
Me te drejte nje intelektual i zhgenjyer dhe i revoltuar pyet :
A kemi patur ndonjehere ne nje qeveri tamam te ndergjegjeshme dhe qe te kete marre mbi vete peshen e pergjegjesive ??!!!
E une e mora, e lexova kete pyetje , por e pata shume te veshtire te jepja nje pergjigje te sakte .
Thelle brenda vetes time do thoshja se pergjegjesia ka rene mbi supet e te papergjegjeshmve !