13.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Sulejman Tomcini

BOTA DIGJET, KURVA KRIHET . . .

Kështu shpreheshin pleqtë tanë, kur gjërat shkonin krejt kundër rrymës, kundër realitetit…
Vërtet ne SHQIPTARËT, jemi njerëzit më të çuditshëm, më absurdë, më të pa-kuptueshmit në botë..
Unë nuk kam frik askënd, përveç ZOTIT, të them të vërtetën. Kjo është çështja se, përse nuk kam bërë shumë karrierë siç kanë bërë shumë “Llapaqenë e bythë-lëpirës”, por aspak nuk jam i pishmanit, sepse ata pakëz miq që i kam, i kam miq për kokë, miq për të cilët ia vlen përkushtimi, sakrifica.
Jam shqiptar dhe sigurisht i dashuruar tej mase me bukurinë e ATDHEUT TIM, por më çudisin tej mase deri në dëshpërim të theksuar ABSURDITETET, ÇMENDURITË, që ndodhin në kombin tim.
Ndihem shumë keq që nga ATDHEU, janë larguar nëpër botë njerëzit tanë më të mirë, më punëtorë, më të kulturuar, më atdhetarë, më të talentuar, më të shkolluar dhe nëpër qytetet tona, kanë lënë peshqesh llumin e shoqërisë, nga ushqehen, partiçkat-banda, nga ushqehet administrata gjumashe dhe e pa-aftë, nga ushqehen dhe mediat bordellhane…Nga ushqehet dhe Absurditeti, për të cilin po shkruaj.
Po e filloj me Shkodrën, Shkodrën e bukur dikur, e Gjigandëve në gjithë linjat, sa vërtet e meritonte të quhej DJEPI I KULTURËS, sot fatkeqësisht me plot gojën e quaj DJEPI I INJORANCËS, sepse pyes.
– Si ka mundësi se shkodranët që hiqen për “Demokratë të thekur”, votojnë akoma për celulën komuniste Berishiane,nga aktiviteti i së cilës Shkodra nuk ka patur kurrë asnjë efekt pozitiv në ekonomi, kulturë…, veç përçarjes,luftës klasore më keq se në diktaturë dhe fenomeneve shumë groteske…Kjo celulë “komunistësh me pasaportë” e dërmuar nga e gjithë Shqipëria gjen akoma frymëmarje, akoma oksigjen në Shkodër…me çfar motivacioni!?
– Si ka mundësi që shkodranët e hanë SAPUNIN PËR DJATH, si nuk e ditkan ata që KOMUNISTËT NUK BËHEN KURRË DEMOKRAT.
– Si ka mundësi që nuk e dinë Shkodranët se Shtëpia e Lirisë përfaqson Shtëpinë e Gjetheve, shtëpinë e spiunëve dhe agjentëve të SHIK-ut që janë akoma në shërbim të S. B. ani se paguhen për ti shërbyer kombit.
– Si ka mundësi që nuk e dinë Shkodranët se Shtëpia e Lirisë, është strehë e reaksionit, e Ilir Metës me kompani, për të vjedhur vulën e OPOZITËS SHQIPTARE me misionin, ti shpëtojnë ndëshkimit të merituar prej vitesh, të marrin dhe njëherë pushtetin, ta shkatërojnë përsëri në ZERO çfar u ndërtua këto dhjetë vjet.
– Si mund të quhet Djep Kulture sot Shkodra, kur e rringjallën “kushtetutën mesjetare kanunin” të mbjell nga myslimanët turq enkas për të mbajtur një komb në erësirë, të mbyllur si kërmilli në guaskën e tij, kur rringjallën gjakmarjen, kur nuk kanë respekt për ligjin, kur nuk dinë të dallojnë heronjtë, punëtorët, hajdutët, vrasësit dhe ti japin sejcilit hakun e duhur.
Po zbres në zemrën e Shqipërisë, Tiranë dhe Elbasan.
– Si ka mundësi që autobuzët urbanë të Elbasanit plot me posagjer dhe nuk jepej asnjë biletë, veç mblidhte lekët një derdimen, i fuste në një torbë lidhur për qafe dhe kurfarë verifikimi tatimor në ndihmë të shtetit dhe qytetarët si ufo, asnjë shenjë reagimi për fenomenin.
– Si ka mundësi në Elbasan, përveç Big-Marketit, askundi nuk jepej kupon tatimor. E njëjta gjë ndodh dhe në periferit e Tiranës. Si ia lejojnë qytetarët vetes këtë gabim dhe nesër me të padrejtë çiren se përse nuk na ngihen rrogat, pensionet, kur dihet që në sistemin kapitalist gjithçka funksionon sipas sistemit taksativ dhe kuponi tatimor është baza e të ardhurave të shtetit, që ai të ket mundësi të bëjë financime të rreja,apo ngritje rrogash dhe pensionesh…
Le të kthehemi tani tek protesta…Në orën 18-kam qenë para kryeministris, ku “gjoja bëhej protestë”…Ju betohem në emër të perëndisë, se kishte njëzet tridhjet protestues, të gjithë me kapuçë, të gjithë me duar të lëmuara, pa kallo e rrudha, me syze të zeza dhe tridhjet kamera mediash tejet të qelbura nga programet dhe nga pronarët që i financojnë, fillo me kamerat e SYRI TV, ORA NEWS, FAC NJUZ e plot OJQ e turli portalesh e shoqatash fantazëm. Qesharake fjalët e dikujt si përfaqsues i shoqatës së fermerëve, kur tashmë dihet që në Shqipëri nuk ka më fermer, sepse i kanë braktisur fshatrat dhe fushat janë të gjitha vdjer, i kanë mbuluar ferat, shkuret. Fliste në emër të fermerëve ai që nuk din të ngul belin në tokë, ai që ka frik ti afrohet, lopës, deles, dhisë se i vjen era plehut, se bëhet pis…E kush nuk fliste broçkullat e tij, sigurisht rrugeçër të paguar nga dyshja Berisha-Meta. Por le ta cilësojmë se këta “Oratorë grevistë” kanë të drejtë…Shumë e thjeshtë për të vërtetuar që këta janë kaseta të inçizuara në studion e qytetarit dixhitalb, nga stisen e trillohen gjithmonë sajesa me “babale e turli hale”, lind menjëherë dilema shqetësuese:
– Përse këta grevist që qenkan “apartiak” çiren vetëm “Rama ik” por nuk çiren “Poshtë komunizmi me gjithë falangat e tij”, përse nuk çiren se pse akoma nuk hapen dosjet dhe nuk bëhen publik emrat e atyre që vranë e prenë dje dhe akoma të njëjtën gjë bëjnë dhe sot… Përse e tallën dhe përzunë vajzën studente vetëm pse tha: se nuk mund të mohojmë punën që ka bërë qeveria Rama për këta dhjet vjet, pse nuk u pëlqen të flitet për ndryshimet e ndjeshme që kanë ndodhur, duke menduar se gjatë mandatit të “Kriminelit Rama” ka patur shumë katasrofa natyrore e shoqërore: Me tërmete, me përmbytje, me viruse, e tani luftën… dhe duam apo nuk duam ne, ky “Rama me kabinetin, të gjithë të rinj aktiv, punëtorë” ka përballuar me sukses katastrofat dërmuese, duke menduar dhe skandalin se: Mori arkën e shtetit, nga “GOGOLI I FOLTOREVE” bosh po e po, por dhe me shumë borxhe biznesmenëve…dhe shqetësimet e dukshme që lënë për të kuptuar mirë verbërin e këtyre demostruesve që na çiren në mikrofon, sikur vërtet kaq shumë u dhimbset populli. Pse nuk dëgjuam nga këta demostrues të bëhet pyetja.
– Kush është pronari i vërtetë i rrafinerive të naftës
– Kush ka vulosur ato kontrata skandaloze afat gjata aq sa nuk guxon ti lëviz as Rama,as kushdo që vjen pas tij…Guxon të flas diçka njëfar Braçe, por nuk ia marin për bazë, bile tallen me atë…
– Kush janë pronarët e vërtetë të minierës së kromit dhe gjithë pasurisë tonë kombëtare, kush i ka firmosur ato kontrata pa pyetur popullin dhe me afate të gjata që nuk ka këllqe ti lëviz as Rama e kushdo të vij pas tij, Kush shiti Shqipërinë me lumenj, me hidroçentrale, kush fshihet pas emrit Kurum në shumë bisnese. kush është djalli “KASTRATI” që po tall bythën me shqiptarët. Kush janë djajt Dukë që kanë privatizuar sportin dhe gjithë zonën e Durësit…Kush janë djajtë Tom Dosha, Saimir Mane, Koço Kokëdhima, Sadri Abazët, e plot të tjerë që kanë ZABTUAR SHQIPËRINË dhe nuk ka bir nëne të kontrolloj skizofreninë dhe oreksin e tyre. Pse nuk pyesin këta demostrues se nga na lindën këta”Pashallarë, apo bajraktarë” që financojnë bindshëm “Shtëpinë e lirisë” sepse e dinë që Bashën e mbështet Amerika, sepse e dinë që po fitoi Basha shumë syresh i kanë keq punët me perandoritë e tyre të krijuara nga vjedhjet e bujshme, kurse “Injorantët grevist” nuk i dinë këto!? U ka mbetur gramafoni stakuar në shiritin e prishur vetëm “Rama ik”…Përse këta demostrues; Asnjëherë nuk thonë “Berisha largou” “Meta largou” se boll na keni mërzitur. Përse nuk pyesin se kush shkatëroi gjithë ifrastrukturën e ekonomisë shqiptare. Përse nuk pyesin se përse krimineli Gëzim Kalaja shkatëroi misionin e sindikatave të pamvarura, duke u vënë i gjithi në shërbim të “qytetarit dixhitalb” sa sot dhe pjella e tij, i biri po i lëpin bythën djallit blu…
Le të kalojmë tek INJORANCA E PASHPJEGUESHME ALLA-SHQIPTARE…
Bulevardi i kombit.Tek kryeministria “gjoja protestojnë” se jemi në krizë, se po vdesim për bukën e gojës, se…se… Kurse përball tyre, plot paturpësi po rrethohej gjithë bulevardi der tek Universiteti me tela, me drasa me gardhe, me policë, sepse do të vinte të “Tallte bythën, djalli MALUMA” VËRTET E ÇUDITSHME…! ! ! Shqiptarët nuk kanë lek të nxjerin muajin dhe paguajnë njëmijë euro për të bërë një foto me djallin e shartuar…Shqiptarët nuk kanë lek të pinë një kafe dhe paskan lek të paguajnë çmimin e kripur të biletës për të parë se si lëviz dhe si çiret djalli MALUMA…Artistët e mëdhenj shqiptar të këngës e valles, nuk paguhen as njëqind mij lek të vjetra për të dhënë një koncert, kurse na vjen “djalli nga perëndimi” i sigurohet me kurfar të drejte vëndi më i dukshëm, vëndi ku qytetarët në mbrëmje kanë dëshirë të relaksohen (po kush i pyet qytetarët) dhe i sigurohen rroje, ndriçim e turlifar kushtesh, vjen djalli në Tiranën e varfër, hungërin e lëviz si pijanec i hasdisur, mbush xhepat me lekët e budallenjve dhe ikën i qetë, nga erdhi…Të ishin aq patriot këta grevist që çiren “Rama ik” duhet të kishin vajtur atje, të kishin zhdukur gardhnijet, të kishin prishur atë studio gjigande, sepse ajo lloj muzike nuk i përket kombit tonë, kulturës tonë…Shqiptarët e pastër nuk vënë tatuazhe e zhgaravina në trup, nuk këndojnë si majmunë, nuk kërcejnë si hardhuca…Por kjo është ajo që theksova në fillim. Bota po digjet, gjërat kanë luajtur nga themelet dhe ne shqiptarët gjithmonë jemi kundra realitetit; Dje po na pushtonte fashizmi, nuk dinim të shkruanim, nuk kishim drit elektrike… dhe i bënim ceremoni madhështore, mbretit të vetshpallur “djallit Ahmet Zogu”. Më vonë po vriteshin djemtë më të mirë si gjithë bota në luftë kundër fashizmit dhe ne ishim të ndarë, gjysma dashuronte armikun dhe mbante emrin e bukur “Balli kombëtar” si sot “Shtëpia e Lirisë”…Mbaroi lufta dhe o burra u mbush Shqipëria me heronj, me pllaka mermeri, me lapidarë e turli dhe në krahun tjetër të luftojmë vëllezrit pse kishin një mendim më ndryshe. Ndruam gjoja sistemin, nga komunizëm në kapitalizëm, por akoma nuk e kemi shkulur nga shpirti vesin, nostalgjinë…Akoma dashurojmë fantazmat, por dhe të gjallët e fantazmave… Akoma dashurojmë babain dhe birin e komunizmit. Ai na vret dhe ne i thërasim legjend…Ai na vjedh dhe ne i thërasim doktor…Ai tallet me ne… Na thotë “Ore budallenj…” dhe ne i shkojmë pas nëpër foltore, duke i bërë rrixha e temena… Gjithmonë jemi të dashuruar me injorantët dhe injorancën e tyre… Gjithmonë nuk na zë gjumi që të mos vuajnë ata që na vrasin ëndra shpresa…
KËTO JEMI NE: Qeshim kur bota qan… Qajmë kur bota qesh…Kërcejmë kur bota na tall…Festojmë kur na vrasin… Dhe e hedhim vallen gjithmonë kundra rrymës, jo siç bie orkestra e kohës, por siç dalin gërhamat nga shpellat e mesjetës. Vetëm në Shqipëri respektohen shkatëruesit. Vetëm në Shqipëri respektohet armiku si vëlla.
VETËM NË SHQIPËRI NUK DIMË TË BËJMË ZGJEDHJET E DUHURA, NUK DIMË TË BËJMË SHTET PËR POPULLIN, PËR SHQIPTARËT. NUK DIMË TË VLERËSOJMË MERITOKRACINË, NUK DIMË TË VLERËSOJMË VETVETEN HISTORINË DHE TË VËRTETËN.
Më ndjeni ju miq që ju kam bërë TAG, sepse mund të jetë dhe besdisje, por “dikush pas perdes” më zhduk postimin, ndaj i garantuar se nga prania juaj nuk guxon ta bëjë, prandaj ju përfshij në postimin tim…
Ndjes për zgjatjen dhe kohën që ju rrëmbej…Ju uroj shëndet të mirë dhe sa më bukur rezistencë kohëve të çuditshme që po jetojmë…Shumë të respektuar…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.