13.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Iliriana Koleka

TIRANOZAURET KANE EVOLUAR
Keni pare ne keto 80 vjetet e fundit ndonje lufte te zhvillohet ne SHBA apo Rusi?
Jo, as edhe nje.
Ju kujtohet si gjate luftes se pare boterore, vendi yne u be shesh beteje midis fuqive te medha evropjane: Austro- Hungarise, Frances, Italise … ?
Ne ate kohe keto superfuqi na shkaterruan Shqiperine, po ama lane dhe kockat ne dheun tone duke u vrare midis tyre.
Lufterat midis fuqive te medhe mund t’i perfytyrojme si tiranozaura qe i hane koken njeri tjetrit.
Po gjerat kane ndryshuar qe nga lufta e pare boterore.
Sot tiranozauret kane evoluar
Ata nuk vriten as midis tyre, se gjejne bedela, te cilet i armatosin dhe i vene te luftojne me armet e tyre “ne mbrojtje te atdheut” duke mbushur dheun me kocka.
Njerezit duhet te kuptojne se propaganda e mediave u shplan trute madje dhe “komunisteve shqiptare” ketu ne facebook, te cileve u duket se futja apo jo ne NATO e Ukraines si “mbrojtje e atdheut”, kur ne fakt po behet therror nje popull i tere per t’i shtuar pranine ushtarake, pra zonat e influences ShBA-se apo Rusise ne kete vend.
Dy tiranozauret te armatosir me bomba atomike deri ne dhembe nuk bejne lufte drejt per drejte po lufte ne nje vend te trete dhe keta birbot ne udheheqje te vendit te trete e cojne popullin e tyre drejt shkaterrimit, tretjes, hedhjes ne ere e arratise, gjasme per te fituar demokraci e progres.
Ndryshimi midis luftes se fundit dhe atyre paraardhese eshte qe kur vinin sirianet ne Evrope, Bashkimi Evropjan u mbyllte deren ne surrat, kurse kur vijne ukrainasit iau hap dy kanat. Gojet e liga thone qe ky trajtim i privilegjuar vjen nga qe ukrainasit jane race “ariane” dhe evropjaneve u pelqejne shume syte bojeqielli dhe floket bjonde, ec e merre vesh pse, mbase per te rregulluar racen…
Lufterat nder-imperialiste per zona influence, i paguajme perhere popujt, si ne Irak, Siri, Avganistan, Vietnam, …, ashtu dhe ne Ukraine.
Deri tani lufterat s’denoheshin fare nga opinioni shqiptar, se u ndodhnin “te tjereve qe banojne larg”, kurse sot qe jane afruar e na jane futur brenda ne shtepiat tona, duke na rrenuar me teper ekonomikisht e shpirterisht, te tere i mbajne anen Amerikes, duke harruar aresyen pse po behet kjo lufte, qe eshte vendosja ne Ukraine e bazave ushtarake ruse apo te NATO-s.
Pra zgjidh e merr: me rusin apo me amerikanin, se zgjedhje tjeter nuk ke.
Qani (edhe une po qaj) per ukrainasit, madje qani me bejte e me rima, ose sic thone ne Vuno, qani me ligje.
Po nje gje nuk ma thate o shqiptare, pse, per sirianet, irakenet, avganet, kurdet, etj., s’derdhi njeri lote deri tani?
1 milion e gjysem irakene vdiqen se gjasme Sadami kishte arme te cfarosjes ne mase.
Tere pallavra, po as Bushi e as Bleri s’kerkuan falje dhe asnje nga shkaktaret e shkaterrimit te irakeneve s’u denua nga ndonje gjykate nderkomberare ne Hage.
Jo, ne Hage cuan kreret e UCK-se qe po kalben ne burg, se luftuan e rane deshmore me te vertete per mbrojtjen e atdheut.
Bota e parase eshte e tmerrshme, iau le perhere me te varferve te paguajne faturen e lufterave imperialiste dhe me budallenjve te bejne tifozllek per tiranozauret e evoluar.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.