“””””””””””””””
E lirë në shpirt… ©ERA
Atje, hedhur
e flakëruar
mes teje dhe ajrit
fluturoj.
Ndjehem
pendëlehtë
e pakrahë
e brishtë
e pafrymë,
shkrirë me ajrin
në molekulat ujore.
Nis vallzimin hyjnor
mbi petale
pemësh gjigande
përputhur me retë.
Përhumbas e lirë
pa menduar
ku shkoj
nga vij
dhe pse …