13.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Kumrie Avdyl Shala

Doli nga shtypi libri im poetik “Gjëmë e nëmë lirie”, e botuar nga shtypshkronja “FAB ADVERTISING” në Pejë, me një dorë teknike profesionale e të përkushtuar, shembull edhe për libra të tjerë.

Sigurisht se shumë nga ju do të mendoni gjatë për titullin e librit. Jo pak më gjatë mendoj dhe unë tani, kur shoh titullin në libër, vërtet kur shoh librin me atë titull. Ashtu si jeta që ndërtohet mbi paradokse, mbi paradokse ndërtohet edhe liria. Madje liria dhe shuhet, kur paradokset e jetës shumëzohen nga njerëz paradoksalë, mbi të gjitha, nga politika pradokale.

Edhe unë sot jam me ju, lexues të dashur! Shkojmë bashkë në atë botë nga kanë ardhur poezitë e vëllimit, që të bindemi që gjëma e nëma nuk janë frymëzime, ose si thonë kot poetët, janë muza të mia. Ato janë klithma, të cilat i dëgjojmë nëpër breza, nëpër kohë, nëpër sisteme politike, për rrugë shoqërore, nëpër rrugë politike e pushtetare, sidomos. Edhe duke dashuruar, jemi nën hijen e këtyre zërave. Në vargjet e poezive gjejmë veten të gjithë.

Libri është i ndarë në 5 cikle, por asnjëri cikël nuk është pjesë e librit, por secili përbën tërësinë.

Ju dëshiroj lexim të këndshëm!

Me respekt

Kumrie Shala!

“””””””””””””””””””””

VRASJE ZEMRASH T’PA DJALLËZUARA
Ofshan ky shpirti i trazuar,
Nga dehja e papritur e kohës së ikur,
E syri lëshon lëng trishtimi,
Mendja trazohet e zemra lëndohet.
Pse, vallë, duhet të hapet edhe një plagë?
Plagë mbi plagë,
Vuajtje mbi vuajtje,
Lot mbi lot,
Trishtime mbi trshtime.

Zemra pëlcet e rënkon si egërsirë,

Mbi dashurinë e padjallëzuar,

Valle po hedh

Me dashje apo pa dashje ti?

“”””””””””””””””””””””””””””””

NJËVJETORI I RILINDJES S’IME
Një vit jetë nga rilindja ime…
Sot kisha datëlindjen e parë,
Engjujt befas më nxorën nga thonjtë e vdekjes.
E ti, Nënë erdhe me vrap e,
më more me dashuri,
E engjujt më rrëmbyen nga duart tuaja
Ndërsa ti s’doje të më lëshoje sepse kishe mall
për mua.
Sot ishte datëlindja ime e parë pas ringjalljes,
E festova me dridhje e me frikë,
të prisja ty nënë
që edhe sot
do më vish pa më pyetë.
Të më urosh këtë përvjetor,
me lule të bardha me një vellë në dorë.
Në kokë të ma veshje një kurorë, të më marrësh për dore,
t’më dërgosh në mesin e luleve, me lloj-lloj ngjyrash, bardhë , kuq, kaltër e gri
të fluturoj në qiell,
atje ku vetëm engjujt rrinë.
Nënë unë, kam shumë ditëlindje por kjo e sotmja ka histori në vete,
engjujt e mirësitë më shpëtuan nga vdekja.
E ti nënë nuk erdhe sot
më le vetëm,
Në përvjetorin e rilindjes s’ime!

K.Shala:

Data 17 shkurt 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.