LIBRI I NDERIT, 15 MARS 2022
ANTON MARKU, POET SHKRIMTAR, -AUSTRI
RREGJISTROHET NE LIBRIN E NDERIT TE AKADEMISE ARTIT SHKENCES DHE LETRAVE MIRDITA..

Anton Marku u lind më 15 gusht 1971 në Gjakovë. Shkollën fillore të mesme i mbaroi në Gjakovë, ku kreu edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike ‘‘Bajram Curri”-dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Studimet Universitare i përfundoi në Prishtinë, ndërsa në Vjenë përfundoi studimet master në shkencat politike.Ka 13 vitet që jeton dhe punon në Austri. Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës. Shkruan kryesisht poezi për të rritur. Deri më tani ka botuar katërmbdhjetë libra me poezi dhe tregime disa prej të cilëve janë përkthyer edhe në gjuhën angleze gjermane, ruse arabe , kroate rumune.
Botimet:
1. ‘‘Cikloni i dashurisë’’ (2000)
2. ‘‘Gjurmë mbi hije’’ (2002)
3. ‘‘Dielli i mesnatës’’ (2004)
4. ‘‘Vizioni blu’’ (2010)
5. ‘‘Në duet me vetveten’’ (2012)
6. ‘‘Ishujt e jetës’’ (2018)
7. ,,Du meine Stimme’’ (‘’Ti, zëri im’’, 2018)
8. ‘‘The islands of life’’ (‘‘Ishujt e jetës’’, 2018)
9. ‘‘Në secilën hije pak dritë’’ (2019)
10. ,,Die Haut des Lebens’’ (‘‘Lëkura e jetës’’, 2020)
11. ,,Wo waren wir stehen geblieben?’’ (‘‘Ku patëm ndaluar?’’, 2021)
12. ,,Sammler des Regens’’ (‘‘Mbledhësit e shiut’’, 2021)
13. ‘‘Duke pritur vetveten’’ (2021)
14. ‘‘Nga një kohë në tjetrën’’ (2021)
Ai po ashtu është prezantuar edhe në disa antologji dhe revista në Austri dhe Gjermani, si në: ,,Man fragt mich, ob ich bin (2009); ,,Stadtschattirungen’’ (2015); ,,Words and Wolds‘‘(2016, 2017, 2019 dhe 2020); ,,Liebe’’ dhe ,,Wir, bewegende Steine’’ (2017), ,,Ausgewählte Werke XXI’’, ,,Anima‘‘ dhe ,,Ein Tag in meinem Leben’’ (2018); ,,Türen’’ (2019); ,,Freiheit’’ (2020); ,,Barmherzig’’ (2020); „Notfall: Covid-19. Texte zu und in der Pandemie.“ (2020); ,,Schatten der Zeit‘‘ (2020); ,,Kind‘‘ (2021) dhe ,,Zahlen‘‘ (2021) sidherevistat ,,Zwischenwelt’’ 2014), ,,Aktuell’’ (2017 dhe 2018), ,,Literarisches Österreich’’ (2017 dhe 2019), ,,Literamus 45’’ (2018) dhe ,,Literamus 46’’ (2019) si dhe në disa antologji të krijuesve shqiptarë në mërgim.
Anton Marku është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve IWA Bogdani, i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë, i PEN Klubit të Austrisë, i shoqatës ‘‘IG-Autorinnen und Autoren’’, këshillit redaktues të revistës ‘‘Words and Worlds‘‘, i klubit letrar në Vjenë ‘‘Der Kreis’’, klubit letrar ‘‘Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës si dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në Vjenë.