Mbi gjitha lulet une dua,
Manushaqe princeshen e Pranveres!
Gjitha lulet une i dua,
Por nder shoqet me del e para,
Eshte Princesha e Pranveres,
Bukuroshja, arome dehse,
Manushaqja…
Dejesh bora ne rrepina,
Ato tufe vezllonin ne rreze,
Ne vraponim ku me te mirat,
Tufa i lidhnim ne mengjese..
Vraponim gjithe hare,
Me deshire, shpirtin enderrues,
I venin mbi tavoline,
Mermengjes,
Zonja mesuese,
Zotni mesues!!
Çka t’i jepnim zotni mesuesit,
Ne nuk kishim lek per zarfa,
E shumta tufa me lule,
Ndonje molle, nje varg geshtenja, nje grusht me arra..
Kur u rrita mesues u bera,
Me enderrime me te dlira,
Gezoja kur mbushej ne mengjese,
Manushaqe tavolina!!
Une i dua manushaqet,
Çelin ne pragun e prillit,
Oh them si zog te ngjitem Tropojes,
Te shikoj princeshen e vogel,
Manushaqe ate me te miren!
Te mbledh ne verra petale njomat,
Ato faqe ndritur mes bores,
Me merr malli aty ne pranvera,
Te kthej fmi, te dehem ne breg te Valbones!!!
“”””””””””””””””””””””””””””””
MA KANË VERBUAR DIELLIN
Zogjtë nuk po më kendojnë,
Nuk ndezin më këngët,
Se ua prishën folenë,
Ua prenë pemët..
Andrrat më vajtojnë,
M`i thartuan mbremjët,
M`i vodhën kujtimet,
ma shkretuan zemrën..
Ditet m’i terruan,
M’i muzgen agimet,
Fjalet m’i varruan,
Ne konop ma varen lirine..
Flutrat më s` po qasen,
I kanë tharë lendinat,
Retinën e syrit,
Ma dogjën vetetimat..
Këngët m`i kanë vjedhur,
Më lanë gëzhoja e gëzhytra,
Shpresat m`i kanë rjepur,
M`i thyen pasqyrat..
M’i tuten milingonjat,
Frymtaret e shejta,
Simbolet e frymezimit,
M’i plagosin me shigjeta.
Bletet m’i kane plague,
Thye duar e kambe,
Anzat m’i kane leshue,
Pranveren prangue ma kane..
M`i zhgarravitën horizontet,
M`i thanë liqejtë e syrit,
M`i thelluan theqafjes honet,
Ma kanë verbuar diellin!
Kujt t` drejtoj ankimet,
As zoti më s` po gjegjet,
mbledh helmit renkimet,
ngurosem shkemb, s` epem!!
“”””””””””””””””””””””
Artisti i perkundur ne dy djepe!
Artisti kur shkrihet si sheqeri ne uje ne idealizmat e artit,
Duket i bukur me shume se bukuria,
Por kur behet litar pas politikes, zvarranik i lagur,
Langarq mbetet
Me i shemtuar se shemtia!!
Me biberon politike ne goje,
Artisti humbet me te shtrejtin, besuesin,
E nis udhen e megjishme si shenjtor,
Perfundon si zvarranik i turpit!!
“””””””””””””””””””””””
NE CURRAJ EPER THONE SE PO MESYN BAJLOZI
!!!
-Me u preke hijeshia e Djep Eposit, mbyten ne lot syte e Zotit!!!
Sa u ngjit Fuoristrsda,
Ne Curraj-Eper,
Ne Djep Eposi,
Don te ngul thonjte maskarada..
Duan te zhgrryejne,
fije me fije,
Oligark edhe shtet,
Kete Parajse Perendise!!
Ndal bajloz,
Ndal te plaçin syte,
Curraj Eper ep baruti,
kurre s’ka ule, shpine as krye!!
Kurre nuk jane ule ne gju kullat,
As Troje, Ama as Ara,
Gjithe keta burra
Ne shtate-shtatedhjete
Jane dragonj, “Gjelosh Rama”!!
Pak m i’a lviz kapuçin mbi sy,
Nje fije floku me i prek te koka,
Ngrihen te dekunit bahen stuhi,
Kallet flake,qielli e toka!!