12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Genta Petrit/Petro Kaloçi

Fati i shkruar i monarkut të vetshpallur, i fundit në Ballkan!
Një preçedent i rrezikshëm për republikën dhe në kundërshtim me ligjin për të cilin duhet të mbajnë përgjegjsi e të përgjigjen para ligjit klasa politike e 24 viteve të fundit.
Ajo që është krijuar në këto vite dhimokracie, është preçedent i mbrapshtë dhe duhet parë sesa e ligjshme dhe konform kushtetutës të Republikës së Shqipërisë është si dhe duhet analizuar, shqyrtuar mundësia ligjore për ti dhënë hapësirë punësimi të vetdeklaruarit princ leka 2.
Ajo që duhet të pyesim është në bazë të cilave ligje është i punësuar në poste të rëndësishme të administratës, në ministri të ndryshme deri në Presidencë? Ekspozimi i tij në ato poste, në dokumenta shtetërore të një rëndësie të veçantë si dhe përgjegjsitë ligjore që ka klasa politike që, ka shkelur interesat tona kombëtare në emër të pushtetit partiak.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Këto vendime politike kanë efekt ndaj të gjithëve dhe tregon një figurë jo serioze, amatoreske, joprofesionale të shtetit, institucioneve, strukturave ashtu si brenda edhe jashtë vendit.
Po e shtjelloj më mirë idenë më poshtë në lidhje me papërthueshmërinë, rrezikshmërinë e lartë, shkelje të ligjit të nënpunësit civil dhe atij të zyrtarit të lart politik në kundërshtim me ligjet vendase duke vënë në kundërshtim të hapur statusin socialopolitik të vendit.
Mesa jemi në dijeni vendi ynë “pretendon” se është republikë parlamentare me një president si përfaqësues shteti. Në anën tjetër ne jemi në dijeni për humbjen e përpjekjeve të vagabondit armëtrafikantit leka zogut (me qendër veprimi në Afrikë dhe vende të botës së tretë), i cili nën krismat e pushkëve si paraardhësi i tij u mundua të merrte pushtetin, por iku me bisht ndër shalë, dhe mori përgjigjen e duhur nga populli, por jo nga politika dhe politikanët si salushi, lulushi me shokë.
Klasa jonë politike për interesa afatshkurtra partiakofamiljare dhe për një grusht vota u munduan të manipulojnë popullsinë, duke shkelur me të dyja duart ligjet e duke mbajtur në poste të larta në ministrinë e jashtme një individ që, nuk njeh gjuhën shqipe. Një nënpunës i lartë i qeverisë paguhet nga taksat tona ndërkoh që, nuk ka njohuritë bazë të gjuhës shqipe dhe mangësitë e tij hapin probleme në vijishmërinë e punëve në këto sektore kyçe. Pjesëmarrja e tij jep një pamje shumë çoroditëse për ne shqiptarët në të gjitha trevat e përçara, ndaj të huajve miq e kundërshtarë, te aleatët dhe te armiqtë që i kemi me shumicë. Ky realitet shfaq një shtet konfuz, të papërcaktuar mirë për formën, përmbajtjen, në mungesë të seriozitetit e një shteti të mirëfilltë me të gjitha nishanet që e përcakton si të tillë.
Do doja të merrja si shembull rastin e familjes ish mbretërore greke në mënyrë që të ilustroja më qartë se si duhet të jetë qëndrimi ndaj një ish monarku, i cili nuk pranon ndryshimin aktual të shtetit, por jeton akoma në të shkuarën e tij të largët e marrë fund një herë e përgjithmonë.
Ish Mbreti Konstandin i Greqisë ka 50 vjet që nuk shkon në Greqi, jo sepse ja ndalon dikush, por ja ndalon ai vetvetes me zgjedhjen e tij për mos i’u bindur shtetit të ri e republikës parlamentare. Dëshiron të udhëtoj me pashaportën e vjetër të nënshkruar si mbret, ndërkoh që, kjo e drejtë i është zëvendësuar me atë të një shtetasi të thjeshtë grek, i cili duhet ti bindet e të respektoj kushtetutën në fuqi si i gjithë populli. Duhet të pajiset me pashaportë të re të një qytetari të thjeshtë për të vizituar vendin e tij. Deri këtu jemi në rregull me shpjegimin, por personi në fjalë dëshiron të rimarri gjithçka që shteti ka sekuestruar dhe quajtur pronë shtetërore si edhe rikthimin e tij në pushtet.
Klasa politike greke para disa vitesh mbajti një qëndrim të përbashkët përpara kërkesave absurde të pabaza ligjore sipas kushtetutës së re greke e cila binte ndesh me sigurinë, qëndrueshmërinë, jetëgjatësinë e republikës demokratike të Greqisë dhe kërkesat e tij të pabaza që sillnin një konflikt imagjinar midis republikës dhe ishmonarkisë.
Në rastin e vendit tonë me të drejtë pyesim përse ndodh një çoroditje e qëllimtë?
Si mund ta quajmë një vendimarrje të tillë si, injorancë politike, tendencë partiake, padije, mos informim, manipulim i klasës politike apo diçka që i përmbledh të gjitha këto?
A nuk mendoni se është koha që klasa politike shqiptare të mbaj një qëndrim të qartë, të pastër, të drejtë ndaj publikut konform ligjeve dhe respekt ndaj kushtetutës?
A nuk mendoni se ka ardhur koha të kërkohen përgjegjësi ligjore për tradhti dhe ti kërkohet këtij pinjolli të zogut se erdhi koha dhe për të që të zgjedhi midis dy karrigeve ashtu siç zgjodhi e vendosi secili nga ne? Ashtu siç ne na detyruan të pranojmë dhjerokracinë me hir e me pahir, kështu duhet ti tregohet vendi edhe këtyre mbetjeve radioaktive
të kombit shqiptar që, me pretendimet dhe ambicjet e tyre personale vënë në rrezik çështjen kombëtare, ekzistencën e shtetit Shqipëri si edhe minojnë shanset e përparimit, ecurisë, zhvillimit të shqiptarizmit në rajon.
Unë mendoj se koha ka ardhur dhe ne duhet të jemi gati për ndryshimet e reja. Ky vend pas çerek shekulli batërdie i ka ardhur koha të mbaj qëndrime të qarta, o mish, o peshk, jo më as mish e as peshk!!
Genta Kaloçi Skënderi
3/12/2015
“”””””””””””””””””
Rubrika, lënda ekonomi politike!
Në shkrimet, tekstet, artikuj më akuzoni me të drejtë se i kam të gjata dhe lodheni për ti lexuar e kuptuar sado që janë në gjuhë të thjeshtë e jo të drunjtë e komplekse.
Atëherë një shembull si më poshtë;
Ç’lidhje kanë 49kg kokainë me çmimet e ofertave të Banano/ananave nga 100lek/kg dhe bio 300lek/kg?
Anana bio -300lek kilja dhe anana e kultivuar 100-150lek kilja.
Në pamje të parë duket injorancë nga unë që i përmend, por në fakt kanë lidhje me njëra tjetrën.
Ananaja që ka çmim oferte 100lek-150lek do të thotë se ka kaluar kokainë e përzjerë pa hesap.
Ananaja bio me çmim 300lek do të thotë se ka rrisk më të madh të kokainës së pastër. Trafikantët kanë kalibrin e tyre të bërjes biznes duke përdorur të gjithë hallkat e trafikut/shtet. Një dërgesë e vogël kilogramshe kapet, ndërsa ngarkesat e mëdha tonelata kanë rrugët të hapura deri në destinacionin përfundimtar.
Ulja e çmimeve/ofertave do të thotë se, ka kaluar sasi e madhe droge dhe bie çmimi i frutave shoqëruese të kontinierëve të drogës. Sa më shumë të kalojë, aq më shumë ulen çmimet.
Kaq e thjeshtë, ata thithin kokainën ne hamë babanoanananë. Të dy palët të kënaqur deri sa të kapen shoferat e trafikut.
Iku koha e kontrollit të pd, ps, lesheli shpk kur kalonin tonelatat pa hesap, por kapeshin vetëm gramaturat nga policia. Momentin që filluan të kapnin kokainën me kile shkoi në 200lek 4 banane, por sërish kalonin tonelatat.
Prodhuesi/trafikuesi te origjina e mallit ndan sasinë në kontinierë të sigurta dhe ato të kapshme. Një sasi të vogël droge ja fërshëllen DEAS antidrogës dhe sistemi bën shou që kapi drogën dhe nga ana tjetër kalon sasitë e mëdha dhe shoqëria mbush hundët dhe damarët me pluhur, dmth gjithçka është te karremi.
Kapituat? Jooo?!
Epo s’kam ç’bëj më tepër!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.