I lashti thotë se kur anija nis të mbytet të parët që largohen prej saj janë minjtë, pasi ndiejnë rrezikun.
Kjo po ndodh edhe me “anijen“ e Bashës nga e cila po zbresin një e nga një të gjithë minjtë, ose e thënë ndryshe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë (nënkryetarët dhe sekretarët e PD-së).
Sikur asgjë të mos kishte ndodhur nga 9 shtatori, sot po hedhin në publik tezën e bashkimit dhe përballjen e opozitës me të vetmin kundërshtar, atë në krye të qeverisë.
Pak naive të besosh se minjtë dhe miushet janë zgjuar sot të shqetësuar për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërkohë që mbyllën qëllimisht veshët ndaj paralajmërimeve se “9 shtatori“ ju besua Bashës, për të përçarë PD-në dhe për të mbajtur Ramën në pushtet.
Ata u bënë nxitës së përçarjes që mbolli Basha me linçimet ndaj demokratëve, sikundër duke miratuar propozimin e tij për të përjashtuar nga Partia Demokratike themeluesin e kësaj force politike Berisha, deputetë dhe qëndrestarë të PD-së.
S‘ka kaluar shumë nga ajo mbledhje e datës 10 Janar, që erdhi pas protestës së demokratëve në selinë e tyre, ku u pritën me dhunë dhe gaz lotsjellës.
Qartësisht e dukshme se me qëndrimet e sotme po i shërbejnë të ardhmes së tyre politike, aspak asaj të Partisë Demokratike.
Ende nuk kanë hyrë në fazën e aktrimit të radhës për t‘i kërkuar ndjesë demokratëve, edhe pse ata kanë shprehur vullnetin për t‘i falur…
Sepse janë të paaftë edhe për t‘u turpëruar….
“””””””””””””””””””””””””””””””
Asnjë amnisti për mbështetësit e Bashës!!!
Bie dakord me propozimin e tyre se Basha si barrë e PD-së duhet të largohet.
Por bashkë me Bashën duhet të ikin edhe ata.
Nuk ndaj të njëjtin mendim me ato që lexoj: ‘T’i kërkojnë ndjesë demokratëve, pastaj të shohim”…
Nuk mund të ketë falje
për ata që janë bashkëpërgjegjës me Bashën për humbjen e PD-së, për projektet e përbashkëta financiare me qeverinë, sikundër për dhunën që ushtruan ndaj demokratëve në 8 janar….
Ky varianti që thonë: të bëjnë një hap pas të dy, duket hapur që nuk e kanë nga mendja e tyre, por nga ajo e Kryetarit që mbështetën, madje edhe në kuvendin e famshëm të 50000000004 delegatëve.
Të mirat e vetme të kësaj zhurme janë se këta deputetë po e pranojnë në një farë mënyre se pushtetin nuk ta japin ambasadorët dhe se pa Sali Berishën nuk ka Parti Demokratike.
Ju bëftë mirë
çorba me “KIM” ….