13.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Doloreza Spiro

A vritet pafajsia..?

Hiqe maskën se ajo të vret.
Pas virusit lufte do sjellin
Se besoja mikun tim profet
Po sot bombat e nxinë qiellin!
Të lutem zbuloje fytyrën!
Maskën e ndalon ligji e feja
Iku virusi, tani shiko mënxyrën
Makina e luftës, gati i ka armët e reja
Qeshja me fjalët e mikut profet
Çuditërisht i doli profecia
Lufta e tretë, n’prag po troket
Në gijotinë po shkon pafajsia!..

Doloreza Spiro 10 /03/ 2022

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "STOP PUTIN STOP"

Lulet në ballkon janë tharë
Pranvera as nuk do të vijë
Akoma dimri është duke qarë
Sythat e dhimbjes kanë mbirë
Nuk vjen pranvera kurrë pa lule
Sepse dimri nuk ikën pa dëborë
E çartuar koha dhunon pekule
Njeriu, mbrehu njerinë me armë n’dorë!

Doloreza Spiro 2/02/2022

“”””””””””””””””””””””””””””

Unë e ti.
Si të ndarë ,sikur bashkë.
Si mungesa , si prania.
Digjen zemrat flak e kashtë
Na flladit dashuria.
Sikur jemi, sikur s’jemi.
Djegim jetën shkumb e hi.
Ngrijmë e çelim si boçemi.
Se dashuria na bën magji!..

Doloreza Spiro 05/2/2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.