13.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

HISTORIA E LUFTËS SË 13 MAJIT 1981 NUK DUHET DHE NUK MUND TË RISHKRUHET NGA ASKUSH!

Reagim ndaj intervistës së z. Sherif Krasniqi dhënë në emisionin N’Demos datë 12.03.2022 në TV kanal 10

Nga familja Meha – Ilir Meha nip i heroit Tahir Meha

 

Sa i përket rezistencës-luftës së Nebih e Tahir Mehës më datë 13 Maj 1981, pikërisht për ditën kritike, z. Sherif Krasniqi le që jepen informata të pakta, por zotëria në fjalë jep narracionin e tij aspak të saktë. Ky ose merret me thashetheme, ose flet ashtu siç i ka konvenuar atëherë e si duket po i konvenon edhe sot në ditët e tij të pleqërisë së zymtë, pra z. Sherif Krasniqi para opinionit publik po plason gënjeshtra të pa krip, gjë që është e turpshme të flitet e të thuhen gënjeshtra të tilla për Heroin Tahir Meha, i cili në maj të vitit 1981, me trimërinë e guximin e tij ia prishi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

 

Të thuhet se; “Tahiri ishte tregtar armësh”, kjo është e pakuptimtë fare dhe gënjeshtër e kulluar, e cila gënjeshtër del nga goja e një paranojaku të shtetit jugosllav, por sa kjo është e besueshme, le ta gjykoj vet populli liridashës, i cili më vonë i vuajti shumë pasoja nga regjimi i këtij shteti gjenocidial.

Po është e vërtet, së Tahiri i donte armët dhe kudo që shihte apo dëgjonte për një armë të mirë, ai shkonte edhe jashtë mundësive e blinte atë dhe është e vërtet se ka qenë edhe përdorues i mirë i tyre, gjë që e tregoi në luftë kundër milicisë pushtuese të z. Sherif më 13 maj 1981.

 

Ai vazhdon tutje me dezinformata duke thënë se policin Muhamet Selmanaj e kishte qëlluar më plumb pas rrethit të bunarit, derisa e vërteta është së polici në fjalë është vrarë në qoshe të odës së vogël që ishte afër kullës e që ishte e ndarë nga shtëpia.

Këtë e argumentojnë Sadik Meha, komshiu i Tahirit, i cili krejt ngjarjet e kishte pa më sytë e tij dhe Kadri Ferati, polic vendor, ish pjesëtar i kësaj ngjarje tragjike.

Për ta argumentuar këtë po ua sjell faktet e venit afër kullës ku ka ndodhur lufta; Pusi i ujit-bunari që Tahiri furnizohej me uji ishte 200 metra larg nga kulla dhe se në oborrin e Kullës nuk kishte as bunar e as rreth bunari.

 

  1. Sherif nuk ndalon me vetëm këto të pavërteta por vazhdon tutje duke thënë së; policia vendore i kishin nxjerrë gra e fëmijë nga kulla, gjë që është e pavërtetë e madhe sepse gratë e Tahirit ishin dalur vet nga kulla dhe për fat të keq e nga hutia e tmerri që kishte ndodhur aty, e kishin harruar vajzën e vogël në djep, Salen, e cila ishte vetëm 9 muajsh.

Këtë e argumentojnë dëshmitarët e gjalla, gratë e Tahirit; Shefkija e Haka, të cilat edhe sot jetojnë, Shefkija në Pejë ndërsa Haka në Shalë të Bajgorës. Poashtu për këtë tregojnë edhe policët shqiptar që ishin në rrethimin e kullës, Kadri Ferati e Rrahim Avdiu.

 

Të pavërtetat e këtij “sigurimci” nuk pushojnë as këtu, derisa vazhdon me paragjykime duke thënë së; “Nebihun e plagosur nga milicia serbe e që ishte futur brenda në Kullën e tij, aty, kinse paska hyrë milici Frans Kosi dhe e ka vrarë në katin përdhese të kullës”

E vërteta qëndron ndryshe, ama krejtë ndryshe. Nebihu, pasi i sheh gratë e Tahirit që dalin nga kulla, nga frika se mos i futen milicia Tahirit e po e zënë në kullë, ai del nga dhoma që ishte anash kullës, ndërkohë e bret një milic serb, plagoset edhe vet dhe ashtu i plagosur arrin të futet në kullë të Tahiri, kurse vajza Zadja që ishte me Nebihun, vrapon pas grave dhe atë e plagosin milicia serbe, ndërkohë që ajo arrin të strehohet në hambarë. Nebiju kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse edhe nga tromblonat e bombat serbo-çetnike, e që pakursyer kishin gjuajtur në Kullën e qëndresës dhe për këtë kanë tregojnë edhe policët vendor, dëshmitar të ngjarjes.

 

Epilogu i krejt të pavërtetave të z. Sherif Krasniqi është, kur e thotë se; “Tahiri doli nga kulla duke ecur, u shti mbi të nga milicia, dhe më pas kur e shohin se e paskën vra Tahirin”.

Jo or dezinformator publik, edhe nëse këtë e bënë me apo pa qëllim, nuk është e drejtë të gënjehet historia e një ngjarje aq të rëndësishme historike, sepse; pasi kulla e Tahirit iu shembë nga autoblindat e milicisë serbijane, ai kërceu mbi autoblind dhe nga autoblinda mbi avli-gardhin e thurur me therra, pas asaj kërcen në tokë dhe duke mos i ndalur të shtënat nga revolja e tij, vrapon arave poshtë kullës, duke u munduat ta qajë rrethimin, milicia i kthejnë reflektorët në atë drejtim dhe pasi e diktojnë, shtinë në të dhe vritet diku 40 metra larg kullës.

Kur thotë paragjykuesi së; “lufta ka zgjatur vetëm 15 minuta hiq më shumë”!, ky dezinformator publik sikur kalon në një paranojak, sepse për 15 minutat e parë të kësaj lufte, Tahiri i vret milicët dhe vazhdon luftimet nga ora 10:00 e ditës deri në ora 22:00, kur edhe bie Tahiri përjetësisht. Kjo vërtetohet nga dëshmitarët dhe nga të dhënat në dosjen e Tahirit…

Kjo është gjithë e vërteta e jo sipas paragjykimeve të dikujt që ndoshta me ndonjë libër don të përfitoj dhe ndërkohë ta shtrembëroj historinë e vërtet të luftës titanike të Tahir e Nebih Mehës.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.