NË PRAG TË PRANVERËS
Bredha jeshil, pemë të lulzuara plotë,
Kjo natyrë e shkëlqyer me lule Rozë..
Me një pallto të vërtetë mbresëlënëse
Mos na ndrysho aromën e kësaj jete !
Jemi të strehuar tani në mbrendi,
Qe po kalojm nëper keto vështërsi
Vërtet per të treguar një syqelsi…
Per ta kaluar se bashku më mirësi!
Faleminderit për këtë çati që na mbron
Nga ftohja e madhe që na sjelli kjo kohë
Për ti mbijetuar çdo i ri,edhe ai nē moshë,
Të gjithë në mbrendi që të qëndrojmë.
Shëndeti mendor shumë i mirë vlerësohet
Në këtë hapësirë të madhe të përshtatshme.
Kështu që vendet të jenë në zbraztira ….
Që ditët e ardhëshme të janë më t’mira!
Ky univers i madh që na rrethon,
Me kafshët e zogjët që kemi përreth…
Një ngadhënjim të japim vetë-vetës,
Per diellin qe do shijojm në ditën e verës!
Gani Orana–Germany.13/Mars/2022/
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
URIME 7 MARSI MËSUESI IM
(HAJRUSH IDRIZI)
Sot është një ditë e bardhë…
Që t’kujtojë mësuesin tim te parë
Unë per ty ca fjalë dua ti shkruaj
Për punën e juaj shumë të çmuar.
M’kujtohet kur erdha ditën e parë,
Shumë isha i vogel e emocionuar,
Kur as emrin tim s’dija të shkruaj
E mbetsha ty vetëm duke të shikuar!
I vogël isha atëherë,shum pak dija,
Jeta ime mu duke një lojë e si defrim,
Ti mësove shkrim e lexim mësuesi im
Ku 36 shkronja u brymosen n’shpirtin tim.
Mesuesin im kurrë s’do ta harroj,
Me vjersha e tregime,Unë do të kujtoj.
Se per ketë udhëtim që kamë udhëtue
Mësuesi im i dashur më ke mësuar !
Mësuesi im, sot në këtë ditë të çmuar,
Vetëm me fjalë të bukura e mirësie
Me plotë dashuri ketë ditë me ta urue,
Pëqafime e perzemerta me ju dergue !
Gani Orana/07/Mars/2022/K-.Germany .