12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Mhill Marku

LUFTA DHE PAQA ======

================

Nëse doni të dini

Ç’është lufta e paqa

Këto dy foto shihni

Te balli e te faqja.

Paqa është e bukur
Si dita me diell
Fluturojmë si flutur
Në tokë det e qiell.
Lufta është si morti
Para kohe të plak
Fëmijën e bën burrë
Dhe jetes i vë lak.
O Zelensk i bukur
Si lule zambak
Lufta të ka rrudhur
Per një muaj t’bëri plak.
Per një muaj lufta
Ty të bëri hero
S’të frigoi tuta
Gjithë bota të do.
Ishe e ç’na ishe
Humorist i rrallë
T’bekoi lufta,kisha
Komandant me pallë.
Lum Ukraina per ty
O trim o kapedan
Dhe bota të pa me sy
O hero i kohes tonë.
Po kalon një shekull
Si ty s’kemi parë
Gjithë bota t’ka shembull
Si trim e Atdhetar.
Ja kështu si ty
Udhëheqsit i do bota
Vdekjen ta shoh me sy
T’mos i tremb tank e topa.
Permendore të gjallë
Po të ngre Atdheu
O trimi me pallë
Si yni Skenderbeu.
Ngreu o botë jarane
Ndihmoje atë popull
Se po s’e ndihmove
Dhe ty po t’vjen rrotull.
Të perulemi Zelensk
O hero i rrallë
Ti kurrë nuk vdes
Historia t’mba gjallë.
Ti per popullin tënd
Me pushtuesin rus
S’paske qenë Zelensk
Ti paske qenë Zeus!

Mhill Marku

06.04.2022 16:45

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.