TU RRITË NDERA MARK PALNIKAJ, QË UA VODHE PERËNDIVE MOLLËN E NDALUAR DHE E SOLLE NDER TRYEZAT TONA!
Per këto relacione kur isha student do kisha vrapuar pa ndalur këmbëzbathur nga Shkodra në Tirane. Para do kohe mi solli, dhuratë Mark Palikaj çelësi i bravave të ndryshkura arkivore. Pas shqipërimit dhe botimi për herë të parë pa censurë te disa turrave me dokumente nga arkivat e Vatikanit. Fill pas botimit të relacioneve të Shqipërisë veriore të shekujve 17-18 miku im zellnik i ndihmuar nga Prof Zef Gjeta shkopsitën nudo mes nesh arkëzën 369 vjeçare të Dioqezës së Pultit. Shqiptaret qe duan historinë, librin dhe kulturën kanë nder duar kanavetën misterioze e të plotë, të pa shkurtuar, shqip, për shqiptarët. Me këto prurje të pa prajshme Dr Mark Palnikaj i hapi rruge vetes të qaset në gjirin e e lakmueshëm të historisë dokumentare të Dioqezës Pulti dhe birit të tij Dukagjinit të ri. Jemi lodhur duke u referuar herë pas herë dokumenteve të pjeseshme nder relacione të përzgjedhur. Tash e pas pa kurrfarë çesurimi faktet do flasin me gjuhen e tyre pa pyetur edhe pse recituesve dhe besimtarëve të eposit tonë krenar mund të na shkaktojnë edhe dhimbje koke.

1-Relacionet konfirmojnë se Dioqeza e Pulit ka statusin special të dioqezës më të shumëvuajtur, më qindresëtare, pse jo martirja e vetme e trevave ballkanike.
2- Nate,natë, vetëm, natë pa hanë ishte jeta në Malet e Pultit gjatë gjithë eklipsit shumë shekullor
osman.
3- Mjerim, zhele, fatkeqësi dhe uri, në kufijtë e mbijetesës, ishte refreni i jetës pulatike
4-Relatorët ishin misionar te huaj shtegtarë nder malet tona të ashpra. Të alarmuar dhe befasuar deri në kufijtë e habisë informojnë Vatikanin, per gjendjen tmerrësisht dramatike të Dioqezës së Pultit në veçanti por edhe të Shqipërisë se veriut.
5-Ndonëse tipa te ndryshëm e në mote të ndryshme relatorët në mënyre strikte bëjnë inventarin e objekteve te kultit, gjendjen e mjeruar të tyre, shkatërrimet e osmanëve. Janë shumë të përpiktë me regjistrimin e banorëve e të fshatrave kryesore te Dioqezës. Kanë ndjekur me dhimbje procesin e ndryshimit të strukturës fetare sidomos në Pultin Epërm (Gash e Krasniqe) . Relacionet janë të thata me përshkrime të varfra që nuk të ngjallin ndonjë emocion te veçantë, shume, shumë larg nga shkrimet e majave të mëvonshme te etërve tanë mëdhenj françeskan.
6- Shigjetues e gjykues te rrebtë të drejtë por shpesh here edhe cinik. plot spec. Në fakt relatorët kështu duhet të jenë. Relacioni nuk mund të jetë hartim romantik,por me shifra e fakte reale.
7-Nga relacionet del edhe qarte se kemi te bëjmë me një popull të mjerë pagan në cilën krishterimi nuk kishte zënë rrënje të shëndetshme . Puliti ishte dhe mbeti një purgator i harruar i ngujuar si anxa ne zguar prej otomanëve, i braktisur nga Vatikan madje edhe nga vet Zoti
8- Priftëri, martir të dënuar te jetonin në kisha pa as një orendi madje me petka leckaman meshe, por edhe prototipa të shëmtuar gjysmën analfabet, dallkauk, ryshfetxhi, që bashkëpunon me turqit, me gra e të dashura. … Cilësitë e Dom Fran Samerishi. Ky prift është famullitarë i fshati Plandi – I pa ditur, di pak të lexojë dhe aspak te shkruaj, nuk u mëson doktrinën e krishterë besimtarëve, nuk e mbjellë tek ata kurrë fjalën e Zotit. Ka pak devocion Udhëton i armatosur dhe ngjanë si barbar trak…. Gjergj Toliqi apostolik në relacionin e viti 1685 shkruan…. Perveç Pjter Reçit plak i moshuar dhe gati i matufosur në gjithë Dioqezën nuk kam gjetur as një meshtar.
9- Relatorët nuk i bëjnë elozhe askujt dhe pak a shumë i përkufizojnë popujt e Pultit se jetonin në shkujdesje te plote per jetën e përditshme, duke u përzier ne çdo lloj poshtërsie dhe ndytësirë por që mbesin në besimin katolik (Gjykim tepër i rrebtë pse jo emocional, parë me syze dogmatike të një shtegtari që vinte nga Parajsa per një ekskursion të shkurte në ferr). Ky fshikullim e te tjera si ky duhen analizuar qetësisht në kontekst me kohën pasi duhet të jemi racional dhe ruhemi qoftë irritomi apo nga metaforizmat epike kur shkruajmë e flasim për motin e vjetër.
Ne si popull vijmë një errësirë verbuese orientale duhet kohë, duhet luftë pa kompromis dhe dëshirë për tu çliruar nga kjo sëmundje gjenetike. Duke shfletuar ato relacionet krejt të thjeshta para pasqyrës te shfaqet një Shqipëri fushore- kodrinore anarkike, në ndarë në ç’fliqe mendësi kusare, dembele, renegate e shtruar si bari nënë kose, pas as një ide kombëtare Në anën tjetër të medaljes kemi Shqipëri nder male, në liri natyrale ekstreme , në gjendje natyrore te barbarisë e uritur ku perënditë politeiste janë fisi,bajraku, krenaria dhe etja e shfrenuar për hakmarrje..
10 Relatorët ngrenin alarmin kundër trashigimisë së moçme pagane të martesave me kunatat dhe ndikimit oriental osman të mbajtjes se dy grave(kukubinave). Me 1894 shifrat janë kokë shkreta me numra emra e mbiemra per çdo zone, por këta mësues autokrat të doktrinës se krishterë harrojnë ekzogaminë qe ishte kyçi i ruajtjes genit vital që qe ruajti ekzistencën e fisit.
11-Relacionet janë statistika korrekte fetare për famullitë, numrin e banesave te frymeve, deri për sakramentet , krime publike e poshtërsi të ndryshme.
12- Të konvertuarit ne pjesët skajore VL të Dioqezës nga të gjithë relatorët njëzet thirren me emrin Rrenegat.
13- Relatorët duke qenë klerik të thekur janë treguar indiferent në lidhje me ngjarjet politike-luftarake të atyre viteve ose na bën të dyshojmë se nuk ka pas një qindresë defekte të organizuar. Tangecialisht janë trajtuar edhe ngjarjet më rëndësishme si tre herë Djegia Arqipeshkëvisë së Pulti me seli në Shosh dhe krejt krahinës Nga viti 1653 deri ne vitin 1895 Shoshi del se ishte spunza e qëndresës kundra asmiluese .
14 Relacionet flasin me gjuhë të koduar dhe po nuk pate mjaftueshëm bazat e njohurive historike, krijon perceptime të shtrembra në lidhje kohezioni dhe kontekstin e tyre.
15-Relacionet e Dioqezës se Pultit, nuk e thonë, por nga përmbajtja e tyre del e qartë
Se Pulti ashtë baba i Dukagjinit. Së paku hapësira e rrudhosur minimalish nga Qafa e Beshkasit deri ku përfundon Malësia e Gjakovës, sikur historia të mos ishte shkruar siç kanë dashtë fitimtarët duhej të thirret Pul edhe sot ashtu siç eshte ligjuar ne gjitha dokumentet kishtare që nga shekulli i VII-të e në vijim
16- Në djepin e Pultit sot jetojë po thuaj gjithë Malësia jonë alpine. Bijtë Gjol Sumës, Pep Sumes (Shoshi) pak më pare dhe më pas bijtë e Nikës (Shala) shtegtuan nga Dukagjini i vjetër dhe dyndën në Shalë dhe Shosh duke u bërë zotër te këtyre trevave dhe mbartën me vete emrin Dukagjin si kujtim i vendit prej ka erdhen
17- Relacionet e Dioqezës se Pultit, e tregojnë qartë se Shoshi dhe Xhani janë dy këmbët e Dioqezës martire të Pultit dhe qëndresës per ruajtjen e besimit te vjetër
Relacionet nuk përputhën as nuk duan të ja dinë per hierarkinë e bajraqeve pjellë e Perëndorisë Otomane, prandaj Shoshi dhe Xhani marrin rënd parësorë mbi të tjerët ashtu si Dushmani ndaj Temalit (bajrak ) ku relatorët gjithje i shkruajn per Dushmanin
Tu rrtë ndera Mark Palnikaj, që ua volle perëndive mollën e ndaluar dhe e solle nder tryezat tona. Nxënësit, studentet, mësuesit, intelektualet, lexuesit e dashuruar, dhe veçanërisht studiuesit gjeograf e historik kanë brumin e referencave moshatare me shekujt. Ky libër, mbas Biblës, Kanunit është më i pari që duhet në bibliotekat e Dukagjinasve. Mjere per ata që nuk e dijë dhe nuk e çmojnë!