Me ne jeton deformimi !
————————‐————–‐
Deformimin,
e takojmë kudo….
në rrugë,
në kafene,
në zyra, parqe e sheshe
E takjojmë
çdo ditë të vitit,
në ditë historike,
dhe në ditë pushimi
na ndjek nga pas
Herë flasim,
e herë heshtim,
e themi :
Pse ti bjem ndesh….
të merret “ai që e ka për detyrë” ?!,,,
Po deformimi vazhdon rrugen e tij,
kur hezitojmë
që ti dalim përpara
Sa mik që e ka indiferentin…
kur behen bashkë, vetem livadhisin
e ne vazhdojmë të përserisim
të njëjtin refren :
Me ne jeton deformimi….
———‐Pal Ceka
“”””””””””””””””””””””
Kur fal dashuri !
______________________________
Trokit dhe në porta të panjohura
për të falur dashuri
Trokit,
sa herë që ta thotë zemra,
se shpirti e njeh aromen njeri,
e di seç është mashkulli dhe femra
Trokit,
dhe në porta të blinduara me ushtar,
atje ky nuk hyn dhe një rreze drite,
dashuria e mposht çdo idhtarë,
e se ndal asnjë lloj prite
Trokit pa frikë e mos u freno,
se Zoti ta fali dashurinë njërzore,
që ti, ta fitosh atë që do,
dhe nëse je i lidhur me pranga mizore
——‐Pal Ceka
“”””””””””””””””””””
Ruaje amanetin !
——————————————–‐
Amaneti,
është bekim i njëriut që të do,
e fjalen e ëmbël
ta len dhuratë,
më mirë hesht e duro,
se të keqit, ti japish hesapë……..!