Kisha lexuar para shume vitesh dorshkrimet e Prele Milanit,ishin sa terheqese po aqe interesante.Dorshkrimet vinin nga shume fusha te gazetaris bashkohore,ajo qe me beri ta lexoja me shume etje ishte perkushtrimi per Dukagjinin.Prele Milani eshte nji studiues shume kerkues me te verteten,ai shkruan ne shume gjini,eshte poet,historian,studiues,kritik dhe nji redaktor model i gazetaris bashkohore…nji ushtarak model ne forcat e rendit publik (Policia e Shtetit).Urimet ma te perzemerta shkrimtari Dukagjinas,biri i Shoshit) 
Akademik : Gjin Musa,botues
Po kush eshte Prele Milani ?
datlindja 10.02.1963 Poet saterist, prozator, publicist dhe studiues Ka studiuar në Uiniversitetin Luigj Gurakuqi Shkodër në fakultetin Histori-Gjeografi specializuar për histori moderne. Ka përfunduar gjithashtu studimet në Akademinë e Policisë Tiranë. Është themelues dhe Kryeredaktori i parë i Gazetës kulturore “Dukagjini”, dhe redaktor që nga lindja e kësaj gazete 20 vjet më parë e deri më sot. Ka qenë Anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë. Është Anëtar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Ka shkruar e vazhdon të shkruaj shtypin e përditshëm e periodik duke lëvruar të gjitha zhaneret e publicistikës. Studiues, në fushën e historisë, folklorit, etnografisë, gjeografisë, pjesëmarrës në shumë seminare dhe simfoziume shkencore.
BOTIMET POETIKE SATIRIKE •
“Qaje e qeshe per shtetin” •
“Bibla e përshtatur ne vargje” •
Bota sillet rreth grave” •
“Zoti Rush” •
“Burrat vdiqën rrofshin gratë” •
“Babagjyshat e kombëtares” 1946” •
“Engjëjt mashtrues”
BOTIME MONOGRAFIKE:
• Dukagjini ynë” vëllimi I,
Dukagjini ynë” vëllimi II
• Dukagjini ynë” vëllimi III
• Dukagjini ynë” vëllimi IV
(bashkautor me poetin dhe publicistin Lazer Kodra).
• “Lufta e çuditeshe”, “Balec Ndou Prijësi djelmise se Shoshit”
• “Shoshi “”
• Atentati qe trondit dy shtete”
• “Fanolistët martir të Pukës dhe Dukagjinit”
• “Prof Kolë Prela Deputeti historik i Dukagjinit”
• “Ate Danjel Gjeçaj zani i shqiptarëve pa za”
MONOGRAFI SPORTIVE
• “Dodë Tahiri erdhi e iku si meteor”.
• ”Shqiponjat e ballkaniadës 1946”
PROZË •
“Zonja e Berishës” novelë
• Marash Tuci “Ndorja shqiptare” novelë
• Njomëza novelë

• PUNËSIMI 1987- 1998 Mësues historie ne shkollën 8 vjeçare e te mesme në Shosh Shkodër 1998 e në Strukturat e policisë se shtetit • Shef Personeli në Drejtorinë e Policisë Shkodër.
• Komandat i trafikut rrugore Puke
• Komandat policie në Malësi të Madhe
• Komandat Rendi në Shkodër
• Komandat në Sektorin e Kufirit Shkodër
• Specialist Drejtimi operativ në Burrel
• Specialit i policisë Kriminale në Lezhë
• Specialit i policisë Kriminale në Shkodër
• Shef policie në Fushe Arrëz
• Shef policie ne Dukagjin
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
23 Mars 2017
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i akordoi Dekoratën “Nderi i Kombit”; Zonës së Dukagjinit “Për kontributin e shquar të kësaj zone përgjatë historisë së vendit në shërbim të çështjes kombëtare, të lirisë e pavarësisë dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri, si dhe në vlerësim të veprës së figurave të spikatura patriotike e shoqërore, të dala nga gjiri i saj” dhe Kolë Prelës (pas vdekjes) “Për rolin e tij si veprimtar i fuqishëm i lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë, si intelektual i spikatur dhe flamurtar i vendosur i fjalës së lirë e të drejtave të njeriut. Deputeti i parë i Shkodrës, i pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1948, opozitar i palëkundur ndaj diktaturës komuniste dhe martir i lirisë e demokracisë”
Gjithashtu Presidenti Nishani vlerësoi Frederik Rreshpjen (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i madh” “Për figurën e tij të shquar si mjeshtër i vargut dhe fjalës së lirë, si një ndër penat më të ndjeshme e përfaqësuese të frymës lirike të poezisë dhe letrave bashkëkohore shqipe, por edhe për kontributin e tij si publicist e botues”.

