12.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Besnik Avdyli

MOS E FYENI KOMBIN ME TRASHËGIMINË E FRONIT
Një bust i të ashtuquajturit mbretit në mes të Tiranës i vënë nga qeverisja Berisha me imponim pamvarësisht se nuk u mirëprit zhgarravitur është një domethënie për imponimin e një tradhëtari që vendoset sikur të ishte hero.
I takon historianëve të shkruajnë për kohën e tij e unë nuk jam historian që të vulos për këtë kohë.
Nuk jam historian por një gjë e di mirë pavarësisht se do të ngrihen e do të thonë që je i molepsur me dokrrat e Enver Hoxhës.
Askush nuk mundet të kundërshtojë që VËNDI ynë trashëgoi një vend të pllakosur nga varfëria , injoranca pa elektrifikim një popull anafalbet që votonte me gogla
Këtë e di mirë e askush nuk mund të vërtetojë të kundërtën.
Disa rrugë apo qëndra e Tiranës u ndërtuan nga qeveria fashiste Italiane si synim të aneksimit të vëndit.
Shtëpitë ishin ku thërret qameti kudo mbizotëronte qerpici.
Ja pra ky ishte VËNDI ynë kur mbreti mbushi valixhet me premtimin se do të vishte OPINGAT e do të luftonte pushtuesit në mal ja mbathi iku, dezertoi mbreti.
La popullin dhe iku siç thonë disa sepse do të vritej.
Sot në ditët e sotme shohim një president që i bënë thirrje lëre vëndin e të marrim me gjithë familje të shpëtoni jetën.
E ky president heroikisht refuzon të lërë popullin e tij e lufton krahas popullit.
Ta lëmë mbretin me shtatoren e tij të zhgarravitur të hidhemi tek ky fshati jonë që po na rikthejnë në formën moderne monarkinë.
Flitet shumë për zullumet e Leka Zogut si trafikant armësh etj…
Por prapë unë nuk jam kompetent e nuk mundem të vërtetoj për jetën e trazuar të leka Zogut .
Nuk mund të harroi kohën e referendumit kur ky pasardhës i mbretit u çfaq i armatosur deri në dhëmbë me trimat e tij me sa më kujtohet pati e një viktimë.
Pra ky ishte pretenduesi i fronit të vendit tonë.
Gati për luftë të marrë fronin.
Tashmë është trashëgimtari Zogut Leka 2
Erdhi një djalosh i butë që me zvarritje fliste shqipen, djalë me kulturë ku thonë se është shkolluar shkëlqyeshëm në një shkollë nga më të mirat në perëndim, sigurisht që gjyshi ka pasur kujdesin që florinjtë e vendit tonë të mbërrijnë deri tek nipat e tij trashgimtar.
Çuditërisht për këtë pinjoll të mbretërisë shteti është kujdesur vazhdimisht të jetë i punësuar e jo në vende të pa rëndësishme por në vënde dinjitoze.
Së fundi i strehuar në presidencë.
Një pretendues froni të vendit gjen strehim në presidencë.
Çfarë paradoksi
Jetojmë në Shqipëri.
Dje dëgjuam më të çuditshmen.
Ky Leka mund të jetë kandidat president.
Të kuptohemi që pinjolli i familjes mbretërore nuk mban përgjegjësi aspak për familjen e tij e ka të gjitha të drejtat e një shtetasi.
Nga ana ligjore e ka një pengesë si i ashtuquajturi princ.
Pra pretendues të fronit.
E para duhet të heqi dorë si familje trashëguese e fronit.
Pa këtë dorëheqje nuk mund të bëhet president.
E dyta jam dakort për shkollimin e tij shkëlqyeshëm por nuk është shquar për intelektual në rrethin e intelektualëve të vendit tonë.
Një gjë më çudit pse VENDIT tonë i janë shteruar burra më vlerë politikanë ,intelektualë të shquar që duhet të zgjidhet ky pinjoll i mbretërisë ?!!!
Sigurisht
Politika sot imponon
Por a do ta përcjelli populli këtë imponim në qoftë e vërtetë kjo lajthitje ?!!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.