Shpëtoni Ukrainën…shpëtoni Ukrainën !
Po dëgjojmë këtë refren, të thuhet çdo ditë.
Në rregull, por shpëtoni më parë njerëzit tuaj, nga aksidentet e shumta, që po ndodhin në ditë, sa duket se po ia kalon numrit të viktimave të vrara nga lufta !
Para se të shpëtojmë Ukrainën, le të shpëtojmë njëri tjetrin nga inatet e nga urrejtja…!
Evropa le ta pastroj shpirtin e saj, më parë !
La Kosovën në baltë dhe të njejtën gjë po e bën edhe me Ukrainën…lojra të turpshme !
Jemi mjaft të rritur, për ta kuptuar përrallën, se :
“ Putini, është një dragua !”
Jo, Evropa është një pulë e lagur, që ka frikë nga hija e vetë !
Pasarela të mbushura me armë, të çdo kalibri, miliona e miliarda të kthyera në hekur, ndërkohë që popuj në botë vuajnë nga uria…!!
Unë, kam një thirrje për të rinjtë :
– Mos u largoni nga ky vend, mos e braktisni kurrë atë !
Vërtetë po jetojmë në kohë të vështira por, jeni ju ata që do bëni ndryshimin.
Ky vend, është një minierë e artë, por duhen punuar tokat tona, që ajo pasuri të dali në sipërfaqe.
Nëse do ngelemi në dorë të botës për grurë e për misër, ne e kemi humbur betejën,
pa luftuar fare !
Klasat politike, bënë ndarjen në të pasur dhe të varfër,në veriorë e jugorë.Ato i detyruan fëmijët tanë të marrin rrugët e botës, akoma të mitur !
Kthehuni të gjithë në atdhe, është toka e të parëve tanë, e lënë amanet brez pas brezi !
Kjo klasë politike, duhet të
dalë në pension.
Kanë shkatërruar mjaft, nuk ka ngelur gjë pa e shkatërruar.
Me atë “plandemi” dhe ato vaksina, pa asnjë lloj mbrojtjeje, ju shkatërruat dhe njeriun !
Lërëni këtë vend në dorë të njerëzve të zgjuar, inovatorë.
Ka të rinjë e të reja të mrekullueshëm,që mbushin këtë vend plotë jatë e bukuri…
Kohës tuaj një ditë do ti vie fundi, e deri atëherë, t’i lutemi Zotit të mos na braktisë, se jemi të lodhur !
Anita Hoxha