“”””””””””””
Sapo kaloj, dhe nje vit tjetër
Peshën mbi supe, po e ndjej
Sot i mbusha, gjysem shekulli
Qe nga dita, kur erdha në jetë
E nisa jetën, plotë me ëndërra
Rrugës gjeta, shumë pengesa
Asnjëherë, nuk bera mbrapa
Dhe pse rruga, ishte me dredha
Kam kaluar, nëpër dallgë
Në mes të detit, jam gjend i vetëm
Ndihmë kërkova, askush s’me dha
Me forcën timë, kam dal në breg
Me forcë dhimbjet, i perballova
Shpeshherë gjuhën, e kam kafshuar
Sa herë dhëmbët, i shtrëngova
Me shumë nga plagët, jam lënduar
Mos me thoni, pse po shkruaj
Do të shkruaj, sa të kem jetë
Te lesh gjurmë, ne dhe të huaj
S’ka qenë jo, për mua e lehtë
As’gjë n’kët jetë, nuk gjeta shtruar
Te gjitha i bëra, më djersë të ballit
Ndërtova jetën, me këto duar
Pa ja shtrirë kurrë, dorën djallit”