Shifra
Plotë enigma kjo jetë
ekuacione me ni ose dy zgjedhje
ekuacione edhe me të pa njohura
Rotullohesh nëpër të ardhmen
e vitet gjithmonë shifra mbeten
A mos vallë se edhe shifra tregon diçka
Edhe kjo e mundur asht
por dicka asht e sigurt
se në jetë nuk ecet pa shifra
Këto shifra munden me kan vite
edhe munden me kan ditë
munden me kan edhe vuajtje
por jeta nuk mbetet gjithmonë shifër
Sado ke me jetu gjatë viteve
në çdo hap shifra ke
mos mendoni se ikën jeta
veç vitet tua tu të rrëmbe
“””””””””””””””””””””””””
NË VEND TEM
Këtu isha me shekuj
gjatë do jetoj vendi jem
edhe pse shumë hjena u vërsulën
kurr nuk e lëshova vatanit e shtrejtë
Cep më cep me gjak mbulue
anë e mbanë krisma pushkësh
shpesh herë edhe me laps ka punue
veç armiqtë prej trojeve të mija mi largue
Më mendoshin një popull i vogël
shpesh herë më dijnin kafshat e lehtë
kur u përballën në betej
pushka e trimave plumbat mbrapshtë u kthej
Edhe pse shumë gjatë lufta vazhdoj
një pjes e vatanit në liri ishte
pjesa tjetër e mbushur me gëzhojë
anë e mbanë u ndishin shumë krisma
Tash jetojmë të lirë kudo
ecim fortë siç na ka hije
edhe diçka do plotsojmë