FALEMNDERIT AMBASADOR SKENDER DURMISHI
SOT NE AMBASADEN E REPUPLIKES SE KOSOVES
NE EMER TE AKADEMISE ARTIT SHKENCES DHE LETRAVE MIRDITA

Bashke me gjeneral Ded Prengen ,kolonel Mark Markun dhe Dod Lulin.
Patem nderin qe te priteshim nga Ambasadori I Repuplikes se Kosoves z, Skender Durmishi ne audjencen e ambasades.
Objekti I takimit ishte bashkepunimi ne fushen shkencore, kulturore artistike.
Pasi i uruam pune te mbare amabasdorit ,e njohem me objektivat tona kryesisht lidhjet me mirditasit kudo ku jane dhe miqte tane te shumte. Sidomos mardheniet e lidhjet tona brenda vendit dhe me Kosoven , me Tetoven ku jane shume mirditas, me Kroacine, Ulqinin, me miqte tane ne Gjermani, Itali e ne gjithe Europen si edhe shtrirjen shume te gjere gjeografike te mirditasve qe ne kemi njohur me te cilet kemi rritur bashkepunimin ashtu si edhe miqte e shumte qe kemi rreth nesh.Perdite shtohen njohjet tona, perdite shtrihet veprimtaria jone vleresuese e promovuese madje edhe ne kontinentin amerikan. Folem edhe per simbolin e Akademise : Revisten Mirdita qe tashme eshte ne nr 34 dhe shkon ne mbi 50 shtete Dhuruam nje numer revistash Mirdita si edhe librin tim me piktura.
Nga ana e tij Ambasadori Durmishi na njohu me objektin e punes se tij ne fushen e kultures dhe te mardhenieve kulturore mes vendit tone dhe Kosoves dhe shprehu mirenjohjen per bashkepunimin kulturore duke shtuar se jeni te mirepritur ne ambasaden e Kosoves dhe aktivitetet e saj.
Falemnderit ambasador Durmishi