==KRAJNI I KOHES MODERNE==
========================
Asnjëherë në historinë e tij fshati im i lindjes Krajni nuk ka pas mik më të madh e më fisnik se sot në kët ditë pranvere, një mik i madh nga shtati por më i madh se maja e malit të Veles që i rri perkundruall fshatit tim per nga veprat, per nga dijet e kultura e pakrahasueshme dhe fisnikria e tij, Kryeministri i vendit tim i nderuari Edi Rama ! Ashtu me atë veçantitë e tij të njohura erdhi sot sa thjeshtë aq madhështor, sa sportist aq piktor , jo vetem i telajove por i ngjyrave jetsore, plot kolor e jetë si një djal i ri, sikur kish ardh në fshatin e tij , erdhi dhe pa me sytë e tij ndryshimet e reja që kanë marrë jetë me anë të investimeve në këto vitet e fundit dhe me ndihmen e qeverisë, si kudo në Shqipëri edhe në fshatin tim Krajnin aty rrëzë Kreshtes, perballë Veles si piramida të historisë, dhe Shytes së Hajmelit që sikur janë të lidhur krahqafë me njeritjetrin e do ja marrin vallës me ritmin e zemrave zadrimore që po e lulzojnë e modernizojnë fshatin e tyre dita dites me avantazhet që u dha sistemi në të cilin ne jetojmë.

Kryeministri Edi Rama sot ishte mik jo vetem në fshatin tim , por ai qe mik në familjen time , mik te vëllai im Fran Marku, i djalit tij që e njohin gjithëandej Shef
Marku Alfred ,njeri nga Shefat më të njohur të kulinarisë shqiptare në të gjithë vendin Pronar i Restorantit “Rapsodia” dhe tani ëdhe i Baxhos ” Rapsodia” që per prodhimet e bulmetit tashmë është njëri nga furnitoret më të mëdhenj e më cilësor të tregut vendas e deri në Kosovë.
Erdhi Kryeministri Edi Rama të shikoi me sytë e tij Baxhon “Rapsodia” ,prodhimet e saj, dhe para tij dhe gjithë të pranishmëve u shpalos një investim i lartë cilësor e mjaft modern per sa i perket teknologjisë perpunimit e të prodhimit të djathit, gjalpit , kosit, dhallës e tj.
Tek shikoj kët investim të madh ku perpunohen 4 ton qumësht në ditë më shkon mëndja te ajo kohë kur linda unë ku fshatarët e mi të varfer jetonin me vështirësi të kohes, me ato pak të imta e gjedhe që kishin e kur shikoj që sot Baxho e vëllait tim dhe familjes tij grumbullon dhe perpunon çdo ditë 3.5 deri 4 ton qumsht them me vehte: kohë të reja e modernizime të reja. Baxha të duket si një kombinat grumbullues, perpunues e prodhues të disa artikujve të bulmetit dhe me cilësi aq konkuruese në treg e aq të pelqyer sa është mjaft i kerkuar nga konsumatoret .

Sa pashë Kryeminister Edin, sikur më doli para syve babai i tij Skulptori i Popullit Kristaq Rama ashtu i thjeshtë, që edhe kur ecte diçka mendonte per ne, kur unë isha oficer në Nendetse në Pashaliman e ai me një grupskulptorësh po ngrinte në Sheshin e Flamurit në Vlorë Monumentin madhështor të Pavarsisë.Mu duk se u ngjallë Kristaq Rama. Ashtu si i ati edhe Edi erdhi ashtu thjeshtë u fut mes njerzve që e prisnin, takoj blegtoret e zonës nga merret qumshti , takoi familjarët e mi, vëllain Franin ,djemtë e tij Shef Alfred Marku, vëllain tjeter
Dorian Marku , nusen e Dorit e Administratoren e Baxhos, të talentuaren e puntoren e palodhur , pedagogen e matematikes që e braktisi per tiu perkushtuar me perkushtim absolut këtij bisnesi , më takoi edhe mua , takoi puntoret e puntoret e Baxhos, i pergezoi per pastertinë e punën që bëjnë , takoi deputetet Eduard Ndreca Bledi Klosi, Shpresa Marndoj , ministren e bujqësisë Frida Krifca, kryebashkiakun e Lezhes Pjerin Ndreu, Prefektin e Lezhes Gjergj Marku e shumë e shumë të tjerë., këmbeu mëndime e i pergezoi per punën që ata bëjnë dhe u uroj suksese të më tejshme në vijim.

Sot familja ime, e vëllait tim Franit kishte festë, i gjithë fshati e Zadrima ishte në festë. Hera e parë në histori që kët fshat, Krajnin tim, ta vizitonte një Kryeminister , ta vizitonte Kryeministri Edi Rama.Të dukej sikur gezonin edhe Kreshta e Vela , gezonte e kish marrë ngjyra pranverore çdo gjë : njerzit, rrugët, dhe koha qe shumë e bukur që ia shtoj hijeshinë e bukurinë kësaj feste. Nder per fshatin tim ku linda nder per famijlen time të nderuar Marku që një nga investimet e vëllait tonë i vizitoi Krueministri Edi Rama. Fshat i vogel por që sot mori e pati një rëndësi të madhe . Sot selia e qeverisë sikur ishte shperngul në Krajnin tim, dhe zyrat i vendosi në ambjentet e familjes time. Krajni im edhe pse i vogel ka histori si gjithë fshatrat e tjerë të Zadrimes e të Shqipërisë por ka edhe veçoritë e dallimet e tij.

Në Krajnin tim ka shumë kroje e burime prej të celëve i ka ardh dhe emri i fshatit: te kroj, krojet Krajni dhe me këto burime furnizohen me ujë shumë të mirë e me tregues të lartë cilësor jo vetem Krajni por një pjesë e fshatrave të Zadrimes. Në fshatin tim është një koder që quhet kodra e mullinjëve ku bluanin grurin e misrin e shumë fshatrave 7 mulli të rreshtuar si ushtarët në rresht që bluanin buken e fshatarëve perrreth e sot nuk ka asnjë. Ka kishë ka shkollë, ka qender Shendetsore, ka dyqane , ka rrugë të asfaltuar që e pershkon fshatin mespermes, ka zetora traktora, vetura ,autobuza e kamion, jo larg tij është stacioni i Trenit në Baqel. Por mbi të gjitha Krajni im ka njerez trima ,bujar e mikprites, ka specialist të fushave të ndryshme e me emer, ka gra e vajza të bukura e puntore që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë traditen e endjes e punes me vekë( tëllarë) që aq bukur e artistikisht i punojnë e i qendisin per nevojat e familjes por edhe per treg punime pambuku e mëndafshi aq të degjuar dhe jashtë shtetit. Krajni ka fabrikë vaj ulliri, punishte qeramike, dhe këto vitet e fundit edhe kët Baxho moderne.

Fshataret e mi të nderuar janë puntorë të mëdhënj, prodhojnë grurë e miser kanë shumë pemë frutore të të gjitha llojeve e varieteteve, mbajnë të imta e të trasha.Prodhojnë vërë e raki cilësore . Ça nuk ka në Krajnin tim.

Pra jeta gjallon çdo ditë e më mirë e kësaj gjallërie i dha një krah edhe vizita e sotme si kurr ndonjëherë të një kryeministri e Kryeministrit Edi Rama.
Në mbyllje të kësaj vizite Z. Edi Rama bëri foto me familjarët e mi, me blegtorë, me kolektivin e Baxhos”Rapsodia” , bëri një foto dhe me mua dhe më beri nder.
Te investimi i Firmes “Rapsodia” sot ishte fesstë ishte një Rapsodi e vertetë Krajni sot u ndje i nderuar!
Mirënjohje Kryeministri ynë i nderuar
EDI RAMA!