16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Kalana Luan 

cikli AMBASADORET REALE TE KOMBIT SHQIPTAR
RAIMONDA MOISIU ,SHBA.May be an image of 1 person
-poetja dhe publicistja e qytetit Korcar te serenatave,sfidon Ameriken.
Raimonda Moisiu ka lindur më 20 shkurt, 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet ’60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e herëshëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht.
Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Në vitin ’99, humbet njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane.
Sot ajo jeton në Fleming Island -Florida dhe me pare ne Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut.
Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford.May be an image of 1 person and standing
Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si “Gruaja e vitit në komunitet”, nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez.
Ju kujtojme seketo vite ajo eshte shpalluar Gruaj ,Poetja e vitit nga Shoqata te ndryshme atdhetare dhe letrare .
Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, website dhe forume bashkëatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikë, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqiperi dhe në Diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, dhe me statusin e korrespodentes ne Albanian Mail-Londër, “Fjala e Lirë” – Londër, dhe “Illyria” – SHBA. etj.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korçë, ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar, që kanë bërë historikun e Korcës e të kombit, letrave shqipe, kulturë, sport e në çdo fushë. Krijimtaria e saj letrare eshte shume e larmishme.
Veprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut.
-Jeta mes dy dashurive”, – një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë
-“Dashuria nuk ka emër”.- Vellimi i pare me poezi, kryesisht lirika dashurie.
– “Sikur s’me ke puthur kurre”-Vellimi i dyte me poezi, kryesisht Lirika dashurie.
-“Lulëkuqja e egër”-Vëllim me poezi, kryesisht lirika dashurie ne disa gjuhë të huaja,-anglisht, italisht dhe greqisht
-“Duke kerkuar Ardianen…”- liber me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje te jetuara) dhe Esse!
-“Gjëmimi i moshave”-Tregime
-“Maska e intelektit”-Esse -Opinion-Analiza letrare
-“Gerhitja e gjeneraleve”- Liber me publicistikë,
“Intervista”-Liber Publicistik
-“Pafajsia e Eves” – Roman
Pese poezi lirike dhe me ton qytetar te poeteshes korcare Raimonda Moisiu, u perzgjodhen ne Festivalin Nderkombetar te Poezise 2009-e, e quajtur Netet Poetike te Struges,(Struga Poetry Evenings) si nje nder me te arrirat dhe e kohes, duke hyre ne antollogjine boterore :Who’s Who, me titull :’Poetry from five continents”,(Poezi nga pese continentet).
-Eshte bashkeautore ne antollogjine ne gjuhen rumune:
-“Tempulli i fjales”
Është bashkëautore në antollogjinë e botuar nga Fotjonart:
– “Itaka e Fjalës”
Eshte bashkeautore në antollogjinë:
– “Zemra Prindërore”, -nga forumi virtual “Mëmëdheu”.
Eshte bashkëautore në antollogjite me proze:
“Nëna”,- nga Forumi “Pan Albanian women network”.
“Tregime”,- nga Shtepia Botuese ADA, Tiranë
Vleresimi me çmime:
-Eshte fituese e çmimit te pare, per Rubriken Reportazh nga Fotjonart
-Fituese e cmimit te dyte-per Tregimin me te mire-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e cmimit te trete -Kadmus- :-Per rubriken Intervista-nga Pelegrini -Athine Greqi.
Fituese e “Cmimit te Pare Ballkanik”, ne Netet Korcare te Poezise.
Fituese e cmimit “Petro Marko”, ne gjinine e prozes
Fituese e Cmimit te pare “Poezia me e mire” nga redaksia e Gazetes “Nositi”,
Poezia e Raimonda Moisiu perzgjidhet cdo vit ne Takimin e Poeteshave ne Vushtrri, Kosove, dhe kete vit poezia e saj, “Nuk munden me..”, u vleresua si poezia me e mire ne:
“Takimet e At’Gjecovit 2009”-ne Zym te Hasit, Kosove.
-e shume te tjera ,vleresime pa mbarim.
Duke perfunduar skicimin e portretit te saj (shkurtimisht) si Grua fisnike ,Publiciste-poete,Intelektuale e shquar famoze ,i urojme Raimondes ,shendet e jete te gjate me femijet e saj ne Florida ,simbol dhe shembelltyre e paqes dhe parparimit ,te kombit Shqiptar,iu befte pena shpate e lirise ,princeshe shqiptare .Mendojme se duhet treguar nje vlersim serioz ,nga mediat letrare dhe nga instituticionet lokale dhe ato shteterore shqiptare ,per kete figure te ndritur ,per kontributin dhe vlerat qe perfaqeson ,”shqiponje” intelektuale mergimtare ne SHBA.
-Mblodhi e shkroi -Luan Kalana-USA.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.