13.5 C
Tiranë
E enjte, 19 Mars 2026

Demir Rusi

NJERZIT PRESIN…..!

(nga libri “Anja”)

Njerzit presin me padurim

Ditë të mira që t’u vijnë

Po me k’to soj politikanësh

Me prej-ardhje rracë hajvanësh

Nuk po dijmë se nga të shkojmë

Me femijët ç’farë do bëjmë

Mbeten t’mangut dhe nga formimi

Me k’të hibrit, sistem arsimi

Shkojn e turren rrugëve t’botës

Me diploma e lista notash

Ca me yllla e ca me dhjeta

Atje, mezi arrijn te pesa

K’ta s’kanë turp, as cip në faqe

Ditë për ditë bëjnè përplasje

Dhe të huajt që hyjnë e dalin

Bëjnë gallat e tallin trapin

A nuk e shifni o budallenj
U duket vetja “të mëdhenj”
Vijnë të tjerët t’na pajtojne
Na fusin xixat, ikin e shkojnë
Shikoni pak nga historia
Ku ka qenë, e është Shqiperia
S’na kan dashtë as dje,as sot
Kundrazi,na shtyjn për n’gropë

Duhet t’bëjmë vet, revolucion

Se për ndryshe nuk shpëtojm

Me kto t’parë që kemi n’krye

Zollumqarë e dorë hajnie

Për faqe t’zezë do katandisemi

T’fundit e Botës gjithnjë do mbetemi

“”””””””””””””””

MJAFT U SHTIRE.
Mjaft u shtire se më mërzite
Hiqesh manare moj jezuite
Dashuria e vertet kollaj nuk vjen
Lypen muaj e vite të futesh në gen
Po ti që ngutesh e ke një hall
Kërkon të ngecesh e shkon vërdall
Je e këndëshme ta kam thënë
Se përndryshe t’kisha lënë
Që s’të honeps nuk e ke kuptuar
Orë e çast n’telefon e me të shkruar
Bëju vajzë e mirë e mos bëj zë
Jo me yrish se mbetesh pa gjë
Tani dhe stina,shperthejnë hormonet
Vuri fre vetes jo si donzhuanët
Bëju racionale mundohu e zgjith
Jo kush të dal para fiksoju e mblidh

Ka dal e modës për vajzat e djemt

Bejnë jetë dyfishe e haperdahen keq

Spyesin për moshën,shpërdorojn veten

Kërkojnë ksoj tipash që zbrazin kuletën

Demir Rusi

“”””””””””””””””

NË HALL ËSHTË BOTA ME NE
Në hall ka rënë gjithë bota mbarë
Me këto mjeshtra ustallarë
Hedhin fajin tek njëri tjetri
Nga më i riu tek i vjetëri
Thonë se popullin e duan fort
Ç’do ditë e shtyjnë për në grop
Ja nxinë jetën e bën fërtele
Sikur me qenë tufë me dele
As të bëhet me fol e shkrujt
Me ba kujdes e duhet ruajt
Të vrasin natën e qajnë ditën
Po si deshe të kallin frikën
Për vehte janë ba lorda
Që deri dje ishin te lopa
Sot janë t’pasur por faqezi
U kapën veç me hajni
Dhe ca që dolën n’protesta
Shpejt u fikën si flak kashta
Nuk ja dolën a u shiten
Fund e kry në batak u zhyten

Gojë më goje e veç veç

Çfarë nuk thonë vesh më vesh

Nuk bashkohen të dalin n’shesh

Struken vrimave e hanë përshesh

Demir Rusi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.