Ideologjia e përbashkët Tiranë-Moskë
Dikur, këndohej një këngë, në shqip, e cila shprehte ideologjinë politike të përbashkët, Tiranë-Moskë.
Në tekstin e saj, ndër të tjera thuhej:
Katjusha në Moskë, Faria në Tiranë/për socializmin në garë sot janë.
U prish uniteti ideologjik dhe, kënga u harrua.
Sot, pas kaq vitesh, vihet re e njejta gjë, një tjetër lidhje ideologjike e përbashkët, e cila mund të shprehet me këto vargje:
Putini në Moskë, Berisha në Tiranë/kundër Amerikës, në luftë sot janë.
Amerika e ka shpëtuar kombin tonë nga coptimi dhe sundimi sllav; politikanët tonë bashkohen me ideologjinë sllave kundër Amerikës. Me politikanë që flasin shqip por, që mendojnë sllavo-orientalisht, nuk bëhet Shqipëria. L/Im
Të diturit dhe injorantët.
Pika e dobtë e të diturëve është mungesa e unitetit.
Pika e fortë e injorantëve është uniteti.
Të diturit nuk bashkohen, për faktin se, secili e heq veten, më i ditur se tjetri.
Injorantët bashkohen pasi, asnjëri nuk e mendon veten më injorant se tjetri. Prandaj, të diturit, megjithëse janë shumica, mbeten pakicë; injorantët, megjithëse janë pakica, bëhen shumicë. L/Im
“””””””””””””””””””
Lufta Rusi-Ukrain po zhvillohet diku, në një cep perendimor të Ukrainës. Kjo është lufta.
Terrorin e shpifur të luftës, po e përjetojnë fëmijët, shikuesët, lexuesët, të sëmurët, në mediat e shkruara dhe audiovizive.
Ky është terror psiqik. L/Im
“”””””””””””””””””””””””””””
Gjuha e zemrës.
Në vendin ku jam lindur unë, jetonte një shurdhmemec. Ishte njeri shumë i mirë. Ai nuk e njihte gjuhën tonë dhe, ne nuk e njihnim gjuhën e tij. Megjithatë, të dya palët, ai me ne dhe, ne me atë, merreshim vesh shumë mirë. Cila ishte kjo gjuhë!? Sigurisht që ajo ishte “gjuha e zemrës.”
Sot, ne të gjithë flasim të njejtën gjuhë por, merremi vesh shumë keq; aq keq sa duket sikur nuk kuptohemi fare. Çfarë po ndodh me ne? Mos vallë po vdes “gjuha e zemrës!?” Kjo është e tmerrshme! Pa “gjuhën e zemrës”, askush nuk mundet të kuptojë tjetrin, edhe nëse i zotron të gjitha gjuhët e botës. Mos o njerëz, ju lutem, mos e lini “gjuhën e zemrës” te vdesë! Nëse vdes kjo gjuhë, vdes kombi, vdes njerëzimi. L/Im