“”””””””””””””””””””””””””””
A jane te shkolluarit vertet te ditur ?!!(28)
Nje burre i urte per pervojen e jetes dhe zgjuaresine e lindur po degjonte me vemendje debatin e dy intelektualeve.
Njeri prej tyre hiqej si shume i ditur, bile si nje erudit universal.
Edhe tjetri nuk i hapte rruge, por krekosej me referencat burimore te dijeve te tij.
Debati degjeneroi deri aty sa te dy intelektualet me shkolle te larte filluan ti tregonin njeri – tjetrit diplomat , certifikatat masterat dhe doktoraturat.
Ja pra thoshte me vete imoshuari !
Nuk ta jep gjithcka shkolla !
Maturia , urtesia toleranca dhe thjeshtesia jane atribute te praktikes jetesore , te pervojes se jetes.
Ka nga ata qe mund te kene shume diploma e tituj, pa analizuar faktin se a i meritojne ato dhe si i kane marre, qe ne jeten praktike stonojne bile befasohen edhe nga zgjidhje te thjeshta .
Ata qe e quajne veten te ditur nuk i hapin rruge te tjereve , se jane ata pa ekzistojne te tjeret.
Tek ata kultivohet hap pas hapi mendjemadhesia, prepotenca , autarkia dhe ndoshta edhe despotizmi.
Grumbullojne rreth vetes te paaftet, nevojtare e te mjere per ti duartrokitur e bere elozhe dhe edukojne kultin e individit.
Keta ustallare , udheheqes e lidere, gradualisht perdorin edhe persona te inkriminuar, duke administruar para te pista me kanale te fshehta.
Me dokumente keta behen politikane e pushtetare dhe stacionohen ne krye te partive politike .
Mbase jane disi te shkolluar por a jane te ditur pyet veten i moshuari ???!!
I dituri nuk ka nevoje per elozhe as per tituj.
Parimi themelor i atij qe eshte i ditur eshte thjeshtesia dhe fakti qe ai gjithe jeten meson .
I dituri nuk shet.
Ai vetem gjithmone blen.
Aristoteli thoshte se i ditur eshte ai qe arrin te kuptoje paditurine evet.
Getja thoshte se dituria ve kufij ndersa mencuria i kalon kufijte.
Shopenhauri e quante mencurine te lindur dhe te trasheguar, ndersa diturine te fituar.
Duke kthyer syte tek keta intelektuale qe po debatonin , duke kuptuar sado pak esencen e tyre, imoshuari i menduar konkludoi:
Megjithese me dhimbje por ne menyre te heshtur ai pranon se po jane te ditur, se po mashtrojne nje popull te tere , por te ditur ” PER SE MBRAPSHTI !!!