17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Prenda Sejdia

MOTRËS SIME BORA
( Gëzuar ditelindja)
Përsosja në ty Bora frymëzim
në mua
Rrezaton mrekullisht deri në
lartesinë qiellore
Në flatra engjejsh shtegton
shpirti yt shenjëtorë
Ndjeshëm ëmbëlton botën
përreth
Deklamime çiltërsie gjallërojnë
shpirtin tënd
Mirësia jote të ngre në piedestalin
e madhërishëm të kohës
Shpirtin lartëson në mënyrë hyjnore
Model i femrës ndër kohëra me
pasion e vullnet
Me vello të kuqërremtë zemrën
mbështjellur
E botës dritën jeshile i dhuron
Në emër të vyrtytit shpirtin plot
nektarë
Dhuron dlirësi e mirësi pambarim
Si uji në lumin e kulluar kristal
Buzëqeshja nuk të mbarohet asesi
Në pranverë linde pranverë ke
mbledhur
Ngjyra ylberi në sytë e tu
Harmonishëm vallëzojnë në brendinë
tënde
Potenciali femërorë i gjithë bota që
të rrethon
Falë dritës që ndriçon honet e shpirtit
Të bën ty krahëshqiponjë motra ime
Më lumturon buzëqeshja jote e ylbertë
Sot në ditën e ditëlindjes sate
Si puhizë e lehtë e atij agimi të artë
“””””””””””””””””””””””””””””””

Përshëndetje Celina
Përshëndetje Rahoveci
Përshëndetje Kosovë
“Dita e Librit” në promovimin e monografisë,
“PËR TË GJALLË KULLAT NUK I LËSHOJMË” kushtuar dëshmorit Sadedin Hasani.
I nderuar kryetarë i Komunës.
Të nderuar drejtues të institucioneve qendrorë e vendorë, dhe të pranishëm.
Dhe ju familjarë të devotshëm që prestigji juaj dhe familjes madhe të Ramadan Hasanaj të Celinës, na mblodhët sot në sofrën e madhe të Atdheut.
I nderuar shkrimtarë i librit, faleminderit për prurjen me fakte origjinale e mjaft interesante ku ndjenja e dhimbjes përshkohet plot emocion, dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe, pasi një Penë që përshkruan plot 200 libra deri më sot nga gjitha zhanret, bën krenarë jo vetëm letersinë, por gjithë Kosovën e Kombin për birin e tyre, shkrimtarin shumë dimensional me përmasa Ndërkombëtare.
Sot Gëzim Ajgeraj nderon përmes Penës jo vetëm Celinën, por dhe Rahovecin e Ukshin Hotit dhe Kosovën, nderon dëshmorët e Atdheut e Kombit.
MILITANTIZMI PËR LIRI NË KRONIKAT E HISTORISË
Libri; PËR TË GJALLË KULLAT S’I LËSHOJMË, nga autori Gëzim Ajgeraj
(Kushtuar dëshmorit Sadedin Hasani).
Në Kosovën legjendare lufta shekullore për liri mbajti zgjuar tërë kombin, ama kjo ndjenjë i mbushulloi shqiptarët cep më cep të trojeve.
Djem e vajza gra e burra u bënë shqiponja me fletë për mbrojtjen e trojeve shqiptare e sidomos ato Dardane që çdo pëllëmbë e lanë me gjak shqiptari për të mbrojtur trojet stërgjyshore nga okupatori i paskrupullt dhe i neveritshëm, pushtuesit serb.
Tek lexon në librin monografik;
PËR TË GJALLË KULLAT NUK I LËSHOJMË
Gjen militantizmin e tij, plot vendosmëri e guxim ku jep të kuptojmë se Sadedin Hasani ishte dhe mbeti luftëtarë besnik i çështjes kombëtarë dhe i luftës për liri.
Shkrimtari Gëzim Ajgeraj një nga shkrimtarët shqiptarë me botime të shumta të të gjitha zhanreve të letersisë vjen në këtë botim monografik për luftëtarin, patriotin, besnikun, kryetrimin, dhe heroin legjendarë të Celinës kreshnike ku gjaku i djemve, burrave, e grave të Celinës vërshoi si lumë për mbrojtjen e trojeve të tyre etnike, nder e vatan që shqiptari i pati ndër deje por në këtë monografi me mjeshtrinë e Penës autori Gëzim Ajgeraj, qan e këndon heroin me zemër të madhe prej patrioti shqiptarë, heroin e kombit Sadedin Hasani, por edhe e gjithë familjes ngushtë Hasanaj, dy djemve të tij Ylberit e Bedrushit, nipit Afrimit por dhe trimes së paepur që ngjau me burrëreshën Shote Galica nusja e Sadedinit, Ferideja.
Faktet në këtë monografi vijnë specifike nga dëshmitarë okularë, që njohën Sadedinin e përjetuan ngjarjet e njëpasnjëshme ndër dekada të familjes Hasani por
Kryefjala e tyre ishte LIRIA, misioni i tyre ishte veçse pikënisja, e udhëtimi qe pambarim deri në realizimin e ëndërrës shekullore që shpirti u ziente orë e çast, ndaj familja Hasani qe bërë pjesë kundër Aleancës- Ballkanike- Serbo- Malazeze- Maqedonase okuptorëve të rinjë serbë që pushtuan Kosovën.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
Tek flitet mbi këtë libër nuk ka se si mos të vijë ndërmend një postullë që thotë;
“Merre këtë monografi, lexoje dhe ke për të parë se do t’ju çojë tek malësori kreshnik e sypatrembur që e pati për turp të braktiste kullën e Celinën kreshnike, ndaj vendosi të luftonte heroikisht për trojet e të parëve, për Kosovën Legjendare për Mëmëdheun e trojet etnike.
Matematikisht mund të shprehem kështu;
Emëruesi i përbashkët i veprimtarive heroike, patriotike e kombëtarë është veçse një;
“Kanë lindur nga shpirti vullkan të një biri azgan Kosove që asgjë s’e kthente dot pas, ndaj e mbante ndezur shpresën plot zjarr, dhe me penën e tij shkrimtari na sjell një figurë dinamike të heroit ku përshkruan idealin e mprehtë të Sadedinit, personazhin optimist dhe tregon se ai mendonte se bota do ishte e tillë”.Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbë
Pena e shkrimtarit detajon vijëzimin e idealizmit të familjes dhe djemve të saj patriotë të cilët gjithë jetën vuajtën, u vranë, u persekutuan për të drejta e clirim kombëtarë pasi, brez pas brezi frymëzoheshin meshkuj e femra të familjes për këtë ideal.
Atëherë kur demostratat, protestat, tubimet e ndryshme që mbaheshin anekënd Kosovës, meshkujt e familjes Hasani i gjeje kudo në sherbim të çështjes kombëtarë ku në skenë doli i madhi Ukshin Hoti, njeriu më vizionarë i Kosovës dhe s’kish si të qe ndryshe, që idetë e tij të përkraheshin e përqafoheshin me shumë dëshirë e shpresë madje dhe nga vetë Sadedini.Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Autori sjell në vijimësi dhe kontekstin kohorë të zhvillimit dhe kronologjisë së ngjarjeve personazhi ( Sadedini ) merr role përcaktuese, duke synuar eksplorime ne kuadrin e zhvillimit të ngjarjeve dhe gjetjen e alternativave më të mira të bashkëpunimit me forcat e UÇK- së, të mbrojtjes me synime specifike në ndarjen e detyrave apo dhe marrjen përsipër të përgjegjësive, gjithmonë në bashkërendje me të pa krahasueshmin Ukshin Hoti I cili u shua si hiri për çështjet madhore të Kombit, pra çlirim e bashkim.
Vlerat artistike e stilistike të këtij libri dhe kalkulimet kritiko- vështruese e vlerësuese mund të rafinohen pikpamje e pikvështrime të shumta pasi në mënyrë graduale në leximin që i bëjmë monografisë hasim një numër jashtëzakonisht të madh e të larmishëm figurash pozitive, ngjarje reale dhe mund të objektivizohen mendime e ngjyrime ku ndjen dashurinë për Atdhe e Komb.
Pena e shkrimtarit përshkruan me detaje lidhjen e ngushtë të Sadedinit me të madhin Ukshin Hoti ndaj Sadedini ndiqte me kënaqësi ligjërimet e tij dhe qëndrimet politike e atdhetare të Ukshin Hotit ishin mishërim për Sadedinin ndaj e shoqëronte ndër kohë kur shumë kush as hamendësonte apo veç të guxonte.
Ku ka shembull më të mirë e dëshmues se shembulli i Sadedinit i cili i qëndroi besnik idealit, luftës e lirisë për Atdhe.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Ndaj dhe shkrimtari jo më kot shtron pyetjen;
“A nuk janë këto frymëzime që Sadedini i mishëroi nga ideologu i tij, i madhi Ukshin Hoti.?
Gjatë viteve që Sadedini mërgoi në Zvicër aktivitetin e tij e zhvilloi me pjesëmarrjen ndër demostrata si në ato të;
Cyrihut, Bernit, Gjenevës etj, ku veç prezencës fizike s’linte pas as atë financiare për të ndihmuar.
Për shkak të angazhimit, regjimi serb e përndiqte familjen Hasani sidomos pas kthimit të Sadedinit nga Zvicra.
E pamundur të përmblidhet në një monografi e gjithë veprimtaria e vëllezërve Hasanaj, por sfidat dhe epokën që mbijetoi a flijoi kjo familje me tradita të thella shqiptare të trashëguara ndër breza me origjinë nga Celina kreshnike e fisnike, sa vetë jeta.
Gjithë këto veprimtari që zhvilloheshin në vazhdimësi nga Sadedini me familje apo Shemsedini dhe vëllezërit e tjerë duheshin armë e municion ku ritmi i erës luftës i vinte në lëvizje dhe angazhime pasi e shihnin si opsion të pashmangshëm kundër Serbisë ndaj bukur e sjell shkrimtari edhe këtë thënje;Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
“Ai që ka ardhur me pushkë të të sundojë, me pushkë duhet përzënë”.
Në dimensionin e materies letraro-historike autori nuk len anash as elementet kerkimore ku i ndërthurë me elegancë në tregim dhe tërësinë e konceptimit.
Sadedini qe inkuadruar në togun e logjistikës në mbikqyrjen e aksit Celinë- Rugovë, Celinë- Fortesë
Si i pregatitur që ish Sadedini merr detyrat dhe përgjegjësitë në shtrirjen e njësive të para të UÇK-së në Anadrini e Has, si dhe formimin e Shtabit 500-shi dhe 1.000-shi Has.
Kjo detyrë e ngre Sadedinin në lartësinë e përgjegjësisë ndaj angazhimi qe familjarisht.
Në këtë familje jepnin papërtese bukë mikpritje e bujari, pasi dera e Hasanajve të Celinës qe hapur për luftëtarët e lirisë.
Një datë tejet historike me gërma të mëdha gjendet në mendjet e çdo shqiptari.
24 Mars 1999 shënon edhe kthesen historike në Luftën Çlirimtare të Kosovës ku Aleanca Veri-Atlantike e NATO-s mori vendimin e duhur për sulme ndaj ushtrisë okupatore serbe pikërisht orët e mbrëmjes .
Konkretisht në këtë datë kthehemi në pikën e referencës tonë në Celinë e Anadrini përgjatë gjithë autostradës fshatit Celinë-Bëllacergë-Rahovec-Krushë e Madhe dhe nga ai i Nagavcit.
Tek po agonte mëngjesi i 25 Marsit dhe vija e hekurt e rrethimit nga forcat serbe pati mbyllur në rrethim Celinën.
Sadedini gjatë gjithë natës kishte vëzhguar e pregatitej për sulmin ndaj me nipin Afrimin dy djemte Ylberin e Bedrushin dhe nusen Feridenë vendosën të luftonin në mbrojtje të kullave të stërgjyshore dhe Celinën legjendare pasi pena e shkrimtarit Ajgeraj na kujton, betimin e Sadedinit;
“Për Kosovën do të vdes”
A nuk është ky togfjalësh një përbetim hyjnorë i këtij dëshmori legjendarë që s’mund të shuhet kurrë por rron e shndrit si meteor lirie në kupën e qiellit mbi Kosovën martire..?
Ndaj autori thotë se, monografia në esencë, është organizim i realitetit në kohë, në simbiozë me diturinë dhe elegancën e argumentit.
Shumë net pa gjumë, e ditë pa dritë
Baca i pushkës i shkrin pritës.
Te plepat e Celinës ku kalonin djemtë e atdheut.
Baca i pushkës e ndezi zjarrin e qëndresës në kullë
Dhe midis qëndrese kryqëzoi kokat e korbave
që sorrëshkinat të mbyteshin në zi.
Grykë për grykë me armiqt
Se kush vdekjen do e bëj më bukur
Në altarin e pavdekshëm të lavdisë.
Trajta mendore shfaq realitetin e artikulueshëm me asociacionet e shumta specifike në model frymëzimi për studime nga historianë,megjithese autori e ka fjalën si realitet duke ecur nëpër xhunglën e shpirtit e duke nxjerrë dritën e asaj errësire të viteve të errëta që pllakosën mbi shqiptarët dhe dominimin e vlerave pasi zbërthimi analitik i librit përkon mbi historinë ndaj s’mund të përmblidhej shkurt laboratori i gjallë i shpirtit të autorit.
Ndaj në studimin e këtij libri e kam ndjerë thellë emocionin.
Lakonizmi, muzikaliteti i penës e harmonia mes ngjarjes reale dhe pasqyrimit bën të besosh se në këtë monografi shpirti i ndezur flakë, janë gurët e qëndrueshëm plot vlerë tek themelet krijuese.
Lavdi përjetë e mot Sadenin Ramadan Hasani, Afrimit, Ylberit, Bedrushit dhe Feridesë, që ranë heroikisht në luftën për mbrojtjen e trojeve etnike për Celinën kreshnike, Krushën e Rahovecin dhe Kosovën legjendare.
Lavdi heronjëve që dhuruan jetët e tyre për t’ju dhënë jetë e bardhësi drite Kosovës e Kombit.
Lavdi
Prenda Sejdia
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.