17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Pjetër Nikolla

Poezi,marrë nga libri

im, ”E vërteta e Mitologjisë Pellazgo-Ilire”,

II, (Poezi), bot.2016. f. 73

(Mitologji e Poetizuar)
ROMA DJEG ILIRINË
Roma me degë ulliri
I zhduk rrafsh nga themelet,
Shtatdhjetë qytete të Epirit,
“Triumf” i Paulo Emilit.
U dogj vendi, u bë fli,
U plaçkit argjend e ar,
U bë tmerr e llahtari,
Vendi u shndërrua në varr.
Qielli i gjithë u nxi,
Në Dyrrah e Apoloni,
Zjarr e flak e tym i zi,
Nën shpatë pleq e të rinj.
U grabit në Apoloni
Dhe shtatorja e Apollonit,
Shkuan në shpatë gra e fëmijë,
Kudo vidhnin e masakronin.
I bëri këto rrënime
Ky katil Paolo Emili;
U rrënua gjithë Epiri
Me simbol një degë ulliri.

Gala ish konsull romak

Dogji qytetin Antipatrea;

Barbarizëm i paparë,

Mbetën shkretë shtëpi e vatra.*

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të brendshme

*Siç dihet popujt përgjithsisht kanë qenë paqësor midis tyre.

Kanë qenë mbretëritë, perandoritë apo shtetet të cilat kanë synuar dhe kanë bërë pushtime e shkatrrime në vende e popuj ndryshëm.

Prandaj edhe luftrat, pushtimet dhe rrënimet që u sollën romakët ilirëve duhen sqaruar, sepse nuk ka qenë dhe nuk është popullsia italiane e cila ka urryer, pushtuar e rrënuar popullsinë ilire, por ka qenë perandoria romake e cila e ka bërë këtë, sepse popullsitë italike dhe ato të ardhura ilire si: Mesapët, Japingët, Liburnët Galabrit, Epirotët etj, kanë bashkëjetuar.

Nga ana tjetër, populli human italian e tregoi kur shqiptarët pas vitit ’90 zbritën në brigjet e Italisë dhe kanë punuar e jetuar së bashku me familjet italiane.

Apo kur kapitulloi Italia fashiste, ushtaret italian u strehuan ne familhet shqiptare etj.

Pa tjetër keto që duhet të bëhen të njohura, por e barbaritë që bënë romakët kundër ilirëve.

Straboni shkruan:…” Epiri dhe Iliria ishin të pasur, kurse tani një pjesë e madhe e tyre është shkretuar dhe vendet e banuara janë kthyer në gërmadha të braktisura.

Midis qyteteve ilire për rreth Dodonës që dyndësit e huaj i shkretuan nga themelet janë: Apollonia, Akripi, Artikia, Bunima (Buketi), Buthroti, Boiakeja (Fekia), Bylysi, Dyrahi, Efyra, Foinika, Fyloja, Horpyra, Hyporet, Ilirioni, Korkyra, Karhaku, Ambrokia, Lykia, Oriku, Moiandria, Përgoni, Psiloina, Sesareti,Trampia, Tija, Therminea, Zmatha, Zakinthi e shumë qytete të tjera.

Apiani mbi shkatërrimin e Ilirisë të motit 167 pr.k. shkruan:

“…Në mëngjez ari e argjendi ishte grumbulluar.

Në orën 4 iu dha shenjë ushtarëve për të plaçkitur qytetet.

Plaçka e rrëmbyer qe aq e madhe sa çdo kalorësi i ranë 400 denarë, këmbësorëve nga 200.

Numri i robërve arriti në 150.000; pastaj u rrënuan muret e qyteteve të plaçkitura të cilat ishin afro 70…”.

Apiani mbi rrënimet në Iliri në vitin 167 pr.k. shkruan: “…70 qytete të atjeshme Emil Paoli, sipas urdhrit të fshehtë të senatit, qytetarëve iu premtoi se do të u jepte falje për çdo gjë në qoftë se do të dorzonin arin dhe argjendin që kishin.

Pasi ata pranuan, dërgoi në çdo qytet ushtri e dha urdhër të sillnin në sheshin publik brenda 3 orëve të hollat që kishin premtuar.

Pasi t’i binin këto, të tjerat t’i grabisnin.

Në këtë mënyrë Paolo grabiti 70 qytete të Ilirisë…”.

Plutarku shkruan mbi pritjen triumfale të Paul Emilit në Romë:

“…Parakalimi zgjati 3 ditë me radhë.

Dita e parë mezi mjaftoi që të shiheshin statujat, tabllotë dhe figurat kolosale të ngarkuara në 250 karroca që paraqisnin një pamje plaçikëtje.

I veshur me një rrobë të kuqe të qëndisur me ar Paolo Emili shtërngonte në dorën e djathtë një degë ulliri…”.

Plutarku shkruan: “…3000 vetë mbanin 750 vazo të mbushura secila me nga 4 talent argjendi (104,8kg.), çdonjëra ngritur në krah prej 4 burrave, 57 vazo plot me ar me nga 3 talente (62.6kg.) secila.

Një kupë e artë nxinte 10 talente (362 kg ), shporta të mëdha me gurë të çmuar etj….”.

Plutarku përsëri: “…statujat e famshme të 9 muzeve të Ambrokisë u grabitën nga

Romakët…”.

Titlivi shkruan: ”…komandanti Mark Leukoli pruri në Romë shtatoren e madhe të

Apolonit nga Apolonia, e cila u vendos në kodrën e Palatinit…”.

Titlivi shkruan: “…sjellja e konsullit romak Sulpic Galba ishte e llahtarshme, pasi vrau të gjithë nga 16 vjeç e lart dhe lëshoi ushtrinë në plaçkë, i prishi muret dhe i vuri zjarrin qyteteve….”.

Këto dhe shumë e shumë tmerre bënë Romakët kundër popullsisë së Ilirisë.

Eshtë vertetuar se në luftën 7-vjeçare të Athinës me Korinthin në fillim të shek. IV

pr.k., fituan Athinasit dhe Korintasit u shpërgulën, krijuan koloni në Iliri, në Buthrot,

Dyrrah, Apoloni etj. Kolonizatorët nuk ishin grekë, por pellazgë.

Të ardhurve thuhej se nuk u duhej përkthyes, sepse ishin të së njejtës racë dhe gjuhë, pellazge.

Po kështu Tukididi shkruan:”… në shek. V pr. K. helenët u vendosën në një vend që

shumë kohë më parë ishte themeluar nga Ilirët. (Lufta e Peloponezit I ,24)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.