17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Bukurie Bucpapaj

Në andërr baba më erdh sonte.

Sonte babë m’erdhe n’andërr,
m’thirre çika jem e flokët m’i preke,
Mue m’kish pas marrë malli me t’thirrë ” babë”,
Erdhe me m’pyet si jam dhe a kam derte,
Lotët m’bishin si shi pa ja ndal
Ti mi fshijshe me duert e tua ,
Çika jem me ty i kam dy fjalë,
Mësimet që t’i kom lan’ mos me i harrua.
Baba ty të ka djalë , emnin ti me ma nderua,
Të rrita moj bij me halle e me vujtje,
Kurrë në jetë su shita as nuk jam turpnue,
Tri çika mi fali Zoti e fort jam kan’ gëzue.
Më pyete per motrat për nanën për fmitë,
Mos u shkëput bij kurrë prej gjakut tan,
Banu trimnesh mposhte vujtjen mërzinë,
Këtë botë të gjithë bijë e kanë lanë,
M’puthe n’dy faqet e fort m’shtrëngove n’gji ,
Njashtu siç më erdhe në kit natë n’andërr tashti ,
njashtu m’ike mallshëm e mu largove ti,
Mos u mërzit moj bij me the , se trimnesh t’kam rritë,
Ndaj jeto moj bij , puno e rriti fēmitë,
Se vjen dita e këtu kam me t’prit.
Se kështu zoti e ka krijue këtē dynja ,
Gjashtë ditë vujtje e një sefa,
Asgja s’ka marr kush me vedi kshtu m’tha,
Lum ai moj çikē që vepër e fjal të mirë pas la.
Se zoti i madh llogari t’madhe ka .

AUTORE

Bukurie Bucpapaj

27. 4. 2022.

“”””””””””””””””

METAMORFOZA…
Një çast ndihesh copë -copë,
Mendon e thua : nuk ngrihem dot,
Duhet të dish të ngrihesh ,po ,po,
Më i fortë madje,ti mos u dorëzo.
Mrekullinë e gjen te metamorfoza
Ndryshimi , ti u transformove,
Jeta të thyeka në mijra copa,
Duhet të vuash bukur
mos dorëzohesh.
Mbahu pas ëndërrës , shpresës,
Mos i’a mbyll dritaren pa e hapur,
Jeta,metamorfoza e sê nesërmes,
Askush nuk e di si ka për tê ardhur.
Përqafo , botën , rilindu nga asgjë
Ke forcë brenda shpirtit , rezisto,
Largoje dhimbjen , kaloi tashmë,
Rikupero veten , vrapo , dashuro.
E gjithë jeta jonë pra qënka:
Metamorfozë “ndryshimi'”
AUTORE
Bukurie Buçpapaj.
27.4.2022.
Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person
PRANVERË..(në këndëvështrim poeti)
1-
Hapur kam dritaren e dhomës, kundroj natyrën në qetësi,
Era e barit të kositur ,kundërmon aromë pranvere ,
Pemët kan çelur , sa të bukur ngjyrën e kanë ,
Lule të bardha , lule ngjyrë rozë plot aromë.
2-
Muzë e çastit më ngacmoi patjetër,
Këtë mrekulli ti vargëzoje pra në letër,
Tutje atje dëgjoj zogjtë këngëtarë,
Me iso së bashku këngërojnë pa ndalë.
3-
Qielli sot ,pak në gri , dielli veç po ngërdheshet,
Natyra ka veshur gjelbërimin oh ç’mrekulli ,
Fllad -pranvere që na sjellë aromē dashnie ,
Në ajri qiellore dallëndyshet kanë ardhur përsëri.
4-
U rikthyen e sollën të bukurën pranver
Lulet në livadhe shpërthejnē sythat,
Sot u gjelbërova me ty si asnjë herë,
Panorama stolisur me njê magji unikate.
5-
Vallzoj me gjethet , dancin e lumturisë ,
Me zogjtë e malit i kēndoj , dashnisë,
Dehur nga pamja e mrekullia me aromë jetë,
Me emagjinatë vrapoj bjeshkëve përpjetë.
6-
Aty ku zoti shqiponjave u ka ndërtuar folete.
Andaj kjo stinë artikulohet plot me ndienjë
Mbi vargjet e njē njeriu që quhet “Poet”

AUTORE

Bukurie Bucpapaj

26.4.2022.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.