16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Nexhip Onjea

ZOT I MADH DHE I VËRTETË

Po del prilli, po hyn maj,
politika, këngën – zile,
digjet fitili ne vaj,
dhe bën dritë sa një kandile.
Mbaron vaji në filxhan,
digjet dhe fitili fare,
errësira në çdo anë,
pllakos dyer e drirare.
Gojëhapur, sytë në qiell,
lutemi në të madhin Zot,
të na nis një rreze diell,
të na thajë të shkretët lotë.
Zot i madh dhe i vërtetë,
bëje dritë lotin e nënës,
bëje sepse ka një jetë,
s’i mbyllen plagët e zëmrës.
Ja shkelën me këmbë të ligjtë,
thikë pas shpine pabesia,
por atë që i bënë “bijtë”,
s’ia bëri as barbaria.

Rininë ia degdisën botës,

si top llastiku në rrugë,

nderin ia shitën Evropës,

vetëm për një kore bukë.

“””””””””””””””””””””

NUK TA KEMI ME HILE’
Na u bëre “havale”,
që kur linde, gjer më sot,
nuk ta kemi me hile,
s’ta kemi- per atë Zot!
Ç’ka qënë ai mëndjendritur,
që të vuri katër këmbë,
mbi ty, si në ënxë të situr,
jeta qejf, e qejfi këngë.

Por atë ditë që na ike,

të gjith’ kemi vënë kokën,

a të keqen moj karrike,

më mirë të na bëje gropën.

“””””””””””””””””

DHE SERVIL, DHE I PABESË
……………..nuk është vetëm personale.
Tërë jetën, as ndënë mëngë,
iu bëre kurban partive,
kujt nuk i këndove këngë,
o kruajtës i kusive.
…………………………………………
Hesapet nuk mbyllen as atje,
ku mendon se jeta bie në gjumë,
o i pabesë, dhe i pa fe,
gjarpër i fshehur ndënë gurë.
Kukudhat e natës zure shokë,
e mira dhe drita, të verbonin sytë,
një ditë do lahesh në dete me lotë,
dhe do të vjellësh gjithë pabesitë.

O gjarpër i fshehur ndenë gurë,

netëve të zeza, zë pusitë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.