Lumturia e Nënës nuk ka fund, kur nga fryti i saj pret fjalët më të ëmbla që i dalin nga shpirti i saj-tij.
Falemnderit të pesë fëmijëve të mi, dy nuseve dhe nipave e mbesave, që gjithmonë janë në gatishmëri për lumturinë time në çdo çast, siç ishin edhe në ditën e lindjes sime, me suprizën e organizuar nga Prizreni, të cilën e inicoi bija ime – Vjollca Thaçi – Buzhala, e cila jeton dhe vepron në Itali.
Sot po e paraqes letrën dhe një poezi te shkruar nga bija ime – Luljeta Thaçi – Osmani, e cila mu lexua në ditëlindjen time.
FALEMNDERIT BIJA IME LULE PËR ÇDO FJALË TË THËNË NË KËTË LETËR, ME TË CILËN MË SUPRIZUAT NË DITËN E LINDJES SIME.
NËNË
“Ti – emër me vetem kater shkronja
qe dhuron lumturi me miliona!
Ti – emër që vendin peshë e tund
e të fal dashuri pa fund!”
Që nga momenti i parë i ngjizjes sime brenda teje, u ngjiz edhe kjo dashuri per ty!
Që atëhere kur për here të parë degjova rrahjen e zemres tende e cila me mbante ne jete! Që atëhere kur për herë të parë dëgjova zërin tënd, unë rritesha edhe më shpejt brenda teje!
Që atëhere kur për herë të parë ndjeva prekjen tënde mbi barkun tënd, unë sikur u trimërova dhe nuk zija më vend, deri sa dola në prehërin tënd !
Brenda teje ndjeva çdo moment tëndin të lumtur, ashtu siç i ndjeja edhe momentet jo të mira !
Kjo ndjesi më shoqëron edhe tani jashtë teje, e edhe kur jam shumë larg teje !
Ndjej çdo ndryshim të mire apo jo të mirë që ndodh tek ty !
Sepse kjo lidhje, që atehere ishte trupore, tani më është shpirtërore !
Kjo lidhje do jetë e përjetëshme !
Kjo lidhje që emrin ka vetëm Dashuri !
Sa me fat ndihemi që të kemi, ty o shpirt i shpirtave tanë !
Urojmë e lutemi që të kemi sa më gjatë në mesin tonë, e t’i ushqejmë shpirtat me këtë dashuri që nuk shterron kurrë !
Na u befsh 100 vjeç e dashura, e shtrenjta NËNË !
Të duam shumë shumë shumë… Me shume dashuri nga femijët e Tu !
LULJETA THAÇI – OSMANI
MAMUSHIT TIM
Ti që krahëve të mi
Iu jep shtytje pa fund,
Ti që aleat ke forcën
Dhe dashurinë si lum !
Ti që jetës m’i jep jetë,
e më zhvesh nga çdo ligësi,
Ti që dhe ëndrrat m’i ledhaton,
E i’u fal veç ëmbëlsi !
Je gëzimi im i përhershëm,
që zemrën plotë ma mbush.
Je buzëqeshja ime e përditëshme,
Që nuk ma “vjedh” dot askush !.
Buzëqeshja jote
E ngrohtë sikur vera,
Për mua vlen më shumë
Se t’ gjitha festat tjera!