16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Dava Gjoka Lleshaj

EDHE PSE TI TASH JE RRITË …!

Nëntë muaj të mbajti në bark !
E në duar më shumë se një vit !
Prap shpirti si rrinte rehat
Kur t’shihte ty ,çdo ditë duke u rritë !
Dhe kur flokët ju zbardhën një ditë
Merakun për ty ajo prap se hoqi !
Edhe pse ti tash je rritë
Meraku i fëmijës, shpirtin ja dogji !
Edhe pse ti tash je rritë !
Meraku për ty prap e dogji
Vetëm kur të bëhesh ti vetë prind
Do ta besosh nënën ,me ty çfar hoqi !
Tashmë ti s’je fëmijë !
Flokët të janë thinjur e je burrëruar!
Çfar hoqi ajo që të rriti ty !
Ti vetë je,duke provuar !
Edhe pse ti tash je rritë !
E prej saj ndodhesh larguar
Në prag të derës duke të pritë !
Është ajo me emrin më të çmuar!
Dava Gjoka Lleshaj, Tiranë 29 Prill 2020

Karantinë në shtëpi për shkak të Koronavirus !

“”””””””””””””””””””

MIJËRA PYETJE PA PËRGJIGJE !!!
Mbyllur këtu në karantinë !
Pa trokitur n’derë askush
Mijëra pyetje n’mendje m’vijnë !
Vallë do t’iki ky virus ???!!!
As në ëndërr s’kishim parë !
E s’kish’ ndodhur asnjëherë !
Se do t’rrinim kështu të ndarë !
Pa trokit askush në derë !
Vallë si humbi dashuria ?!
Ky virus ja vuri vulën !
Mendja m’shkon veç tek rinia !
Dashurinë me rrënjë ja shkulën !!!
Jeta e re si do të nisë ?!
Nëse e keqja do të ikë !
Si do i flasim dashurise ?!
E dasmat si do i bëjnë të rinjtë ?!
Mijëra pyetje sot unë kam !
S’di askush kujt ti drejtohet
Për një gjë e sigurt jam
Një ditë Bota do t’shërohet !

Dava Gjoka Lleshaj, Tiranë 29 Prill 2020

“”””””””””””””””””””””””

UNË JAM SOVRANI !!!
Unë jam populli
Që n’emrin tim , keni folur shumë vite
Jam sovrani që në dorë kam vetëm votën
Për ju , unë jam kryefjala e çdo dite !
Ma dëgjo ti, fjalën time
Siç të dëgjoj unë ,ty politikë
Unë flas një herë kur bëhen votime
E ti më flet me gënjeshtra çdo ditë !
Unë jam sovrani që n’piedestal të ngre
Kur votën time, unë , ty ta jap
Por mos harro se shtatë pash nën dhe’
Do t’biesh nga unë ,ti ,prap se prap ‘ !

Kujdes pra , ti politikë

Mjaft me mashtrime prej kaq shumë vitesh

Mbaji premtimet që jep çdo ditë

Se nga sovrani erdhe e nga sovrani do t’ikësh !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.