“”””””””””””””””””””
DUA T’I NJIHNI MIQTË E MI
Dua t’i njihni miqtë e mi
(se unë miqtë i zgjedh vet)
Që të dy janë shpirtflori
Të moshuar: intelegjentë!
Më i “riu”,tetëdhjetë e gjashtë vjeçar
Është DURO MUSTAFAI!
Gazetar.poet, shkrimtar
Ka një shpirt: behar e maj!
Ballas meje: BABUSH MURATI
Publicist dhe gazetar
Sado tetëdhjetë vjeç vajti
Ka një shpirt si djaloshar..
Që të dy, këta “riosh”
As i ndërroj me njeri tjetër
Me këta unë bëhem”djalosh”
Dhe harroj që jam i vjetër..
Miqtë e mi vazhdojnë e shkruajnë
Përjetimet vënë në libra
Gjithë njerëzit të dy i duan
Shpirtbeharë që përzënë dimra.
I përshëndes me këta rreshta
Dashamirët dua që të komentojnë
Sado e keqe qoftë për ta vjersha
Ata,që të dy, përshëndetjet i meritojnë.