11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Mirela Ropi

KËRKIM TRISHTUES

Kërkon me syrin fshehur

Atje tek bari me vesë

Zërin telefonit zbehur

Dhembin duart,smbajnë peshë

Veshur këmishën e zjarrit
Rëndon errësirës në shpirt
Vjen përkëdhelje e ajrit
Dallueshëm ky trishtim
Godite me grushtin e hekurt
Sa e shëmbe dhe derën
Harrove shikimin e syve të mekur
Që mbi dashurinë humbi vlerë !
Lodhur nga vetmia
Tashmë s’gjen fajtorë
Befas brofin ca libra
Më këmbë qëndrojnë kurorë
Raftit dëgjohet zë i mekur
Gufatur …,mbeta i tillë
Vetëm, askush s’më ka prekur
Braktisur ,krejt i mpirë !

Prill 29.2020 Mirela Ropi

“””””””””””””””””””””

TELAT E FILDISHTË
Lotët…
Mbytën dashurinë
Su strehuam dot në të
Malli i ndarjes
Vrau zemrën
Ti fllad agimi
Që sjell lajm
Më shëro brengën
Jam e vetme
Shkretëtirës të shpirtit
Mu lidh gjuha
Nuk flas dot
Një muzikë funebre
Zhvat notat
Me harkun e kohës
Violinës të dhimbjes
Telat e fildishtë
I lëndojnë shpirtin !

22 .4.2020 Mirela Ropi !

“”””””””””””””””””””””””

MA THEVE ZEMRËN
Erdhe si valë përkëdhelëse
Me buzëqeshjen e dlirë
Më rrëbeve thellë me shikimin
S’kuptova ,sa hap e mbyll sytë
Papritur ti u merzite
Kur të drejtën thashë
Më duaj me shpirt
Si një objekt ,antik të lashtë
Fjalët shpalosi era
Veshit të shurdhët ato rranë
E dua dashurinë si kristali
Ajo më ka munguar ta kam pranë.
Të dua me forcën e shpirtit
Mos e mer thjesht ,si lojë
Të më thyesh si kristali
Kjo kurrë ,s’mund të ndodhë.
Vetëm në këtë mendim
Nuk përpuqemi aspak
Nuk jam një copë akull
Jam krijesë me mish dhe gjak !

[Mirela Ropi

“”””””””””””””

BOSHTI HUMB EKULIBRIN
Absurditeti s’njeh kufij
Po rrutullon globin
Boshti humb ekulibrin
Pyetja çudit dhe zotin
Pse u dogjën ëndrrat ?
Pse u zbeh drita
Ku humbi guximi
Fotografuar mbeti frika
Zemra ndjek arsyen
Ti s’je brenda saj
Të shikosh qëllimin
S’mundesh,mer flakë si bar i thatë
Po të thahet zemra
Se e ushqen me urrejtje
Po dridhen barkut fluturat
Supet s’mbajnë më dhimbjen !
Vendose dhe mur në hënë
Një vënd modest nuk le
Në cepin e zemrës
Shkërmoqe dhe ngjyrat ylber!

Prill 20/ 2020 Mirela Ropi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.