KLUBI FUTBOLLISTIK ” VËLLAZNIMI” I FSHATIT ORIZARE TË KOMUNËS SË LIKOVËS
Sporti në mënyrë të organizuar në Orizare filloi falë iniciativës dhe dashurisë së madhe të disa sportdashësve të këtij fshati që morën mbi supet e tyre formimin e një klubi futbollistik dhe me sukses e kurorëzuan duke formuar këtë klub.
Klubin e pagëzuan me një emër shumë të bukur dhe të dashur dhe jo vetëm tek banorët e Orizares por edhe në tërë komunën e Likovës, Kumanovës e më gjërë.
Pra, ky ishte viti 1972 kur lindi klubi futbollistik “Vëllaznimi” i fshatit Orizare.
U formua me iniciativën e një numri të madh talentësh të futbollit nga fshatrat për rreth dhe të Orizares. Kryetar dhe trajner i parë i këtij klubi ishte Shefik S. Selimi.
Marrë nga libri ( monografia) ” Orizarja ndër shekuj” të autorit Nehat Jahiu