11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Sofia Gjinika

GJITHÇKA E TYRE.

Shpirti më është brumosur nga banesa endacake
Ëndrrat e mia përkëdhelen nga qibra e jetës,
Jam gjithçka e tyre, ku e shoh qartë të ardhmen
Prezantohem me të njëjtin vullnet, fal adresës.
Jetoj aty ku hëna mbledh yjet, sí saç argjënd
Trupin s’mund ta shoqërojë ku shkon mendimi
Dëgjon rënkimin e shpinës, aty, ku guri rëndë
Rrugët shikoj nga mesi ku duket fundi dhe fillimi.
Dita vjen me një kupë në dorë vrapoj nëpër terr,
Me zemër në kraharor i dhurojë syve buzëqeshje,
Ku ta dinim se malli lotin e fsheh gjoksit thellë
Arsyja që përqafohem çdo ditë me lumë djerse

Jam udhëtare e udhëtarëve që u endën pa frikë,

Varem nga kalërimi i ëndrrës, nevojë thelbësore,

Fytyrën e pafajësisë nuk ndryshoj as në errësirë

Përulem madhështisë së tyre, ku jam dhe vet banore..

“”””””””””””””””””””

Në kërkim të SHPRESËS
Që kur belbëzuam u bëmë binjakë me SHPRESËN
Folëm për të edhe kur tryeza ishte e boshtë.
Dhe kur pranë kirurgut na e vunë në kandar jetën.
Dhe në një det ku dallgët ishin sa mali me borë.
Na erdhi edhe kur mërgimi na bëri të verbëruar
Dhe kur laku I mungesës u shtrëngua më shumë.
Kërkuam SHPRESËN me një frymë të engjëllizuar
Për një ditë që të kishte gëzimet si lumë.
E vunë shpesh në gijotinën e mprehtë SHPRESËN
Për të ndezën një zjarr bubulak në pyje
Për të gjithe vrapuam për të shpëtuar jetën
Po ne donim që çdo rreze jete të ishte si yll.
Dhe vrapuan t’ia vinin SHPRESËS hekura e pranga
A ta futnin në një qeli pa ajër dhe dritë
Po prapë e kërkuam dhe kur na vinte nata.
Dhe kur agimi shfaqej me të tëra bukuritë.

Dhe vetë SHPRESËS i duhej të përleshej si gladiator.

Si në një xhungël me ferra ujqër e gjarpërinj.

Para saj u bëmë të gjithë fitimtarë pa kurorë.

Për jetën tonë që shpesh e qëlluan me kamxhik.

U bëmë për të Shekspirë me monlogje pa fund.

U bëmë Magelanë hipur në mijëra anije me vela.

Dhe nëse do të ishim si Kuazimodo me gungë,

Prapër kryefjala jonë është e do të jetë SHPRESA.

“”””””””””””””””””””””

ERA MAGJIKE
Era magjike përkëdhel klimat e shenjta
I vjen vrullshëm jeshillëkut tokësor
I vjedh dhe i deh aromat e nxehta
Thotë, hapu o diell,në çdo portë ortodoks.
Sot festë e madhe se Krishti u ringjallë
Dyqanet dhe rrugët kanë rënë në qetësi
Oborret timosen nga mishi që shkrin dhjam
Njerëzit të qeshur urojnë me verë e raki.
Tavernat të porositura një javë përpara
Shërbyesit, mish’pjeksit me buzëqeshje
Shporta me vezë në mbulesat e bardha
Gumëzhin muzika për këtë ditë feste.

Era magjike sinjalizon për ditë të mira

Fryma jetë’dhënëse i jep kurajë për jetës

Aroma e mishit, buqeta lulesh me mijra

Krishti u ringjallë, troket arteriet e zemrës. .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.