13.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Tetor 2025

Mirela Leka Xhava

Fleta e bardhë

Deti i qetë, asgjë nuk  e trazon heshtjen,
As shkumë e lehtë valësh
Ku të vallëzojne  pulëbardhat,e
Pas direkut të anijes të ulen hijshëm
As anije nuk duket në horizont,
As peshq, as peshkatarë
Ngjan me tablonë e Courbet*,
Anija prej letre
Tej i largët mirazh
Në breg me sy  të zbrazur,ndjek
Fletën e bardhë…
“”””””””””””””””””   La feuille  blanche

Mer calme, rien ne trouble le silence,
Pas même  la mousse légère
Où les mouettes danseraient
Derrière le mât du navire assises
gracieusement
Aucun navire n’apparaît à l’horizon,
Ni poissons, ni pêcheurs
Ressemble à le tableau  de Courbet,
Bateau de papier
Mirage lointain
Sur le rivage, les yeux vides,
Je la suis de loin,la feuille blanche.

*Goustav Courbet-Piktor, skulptor francez i shek XIX.i rrymes realiste.”Mer calme à Palavas”1869.

“””””””””””””””””

Vortex 7 ?! …
Sous un ciel gris
les peintres peignent l’arc-en-ciel
de briller de jour en lumière
sept couleurs, dans sept miroirs
déchiqueté, en sept jours,
unis en une semaine, un mois, une année – instant, minute, heure, jour.
Pentagramme de sept notes dans l’arc
dans les sept cercles de l’univers
constellation de la galaxie du Taureau,
les sept merveilles du monde
sur sept continents
bonhommes de neige et sept nains
en sept vertus et sept péchés
tourné dans les sept cercles d’Aliger !
Au centre du septième vortex
Dieu s’assit le septième jour
sept anges et sept coupes d’or de la colère
contraste ombre-lumière, silhouette, tête à tête ?! … 007 ?! …
Vortex 7 ?!…
Nën një qiell të hirtë
bojaxhinjtë pikturojnë ylberin
të feksi, nga dita në dritë
shtatë ngjyra, në shtatë pasqyra
copëtuar, në shtatë ditë,
bashkuar në një javë, muaj, vit – çast, minutë, orë, ditë.
Pentagram i shtatë notave në hark
në shtatë rrathët e universit
plejadë në galaksinë e demit,
shtatë mrekullitë e botës
ndër shtatë kontinente
borëbardha dhe shtatë xhuxhët
në shtatë virtyte e shtatë mëkate
rrotulluar në shtatë rrathët e Aligerit!
Në qendrën e vorteksit të shtatës
Zoti ulur në ditën e shtatë
shtatë engjëj e shtatë kupa të arta zemërimi
kontrast hije-dritë, siluetë, tête à tête ?!… 007 ?!…

Asgjë nuk ndryshon
Në një film të vjetër, shiriti dridhet
njerëz kureshtarë, statuojnë pa ditur psenë
inkoherentë në magjinë e shfaqur
për ti thënë shekullit tjetër;
ky isha unë, stërstërgyshi yt në Parisin e vjetër,
ky isha unë, emigranti me kapele të rreckur
duke shitur gazeta a lule prej tezgut,
kjo isha unë, madamë dë la “belle époque “*
ky isha unë, fëmijë i përkëdhelur në Jardin de Tuileries*
ky isha, ai ishte, ju ishit atë çast
imagjinatë e së nesërmes
fshirë nga shiroka e Saharasë
shekujve, fluturuar me retë në qiell,
ngarkuara me shirat, uraganëve asgjesues
për t’i lënë vendin
herë pas here një lindje dielli….
Dikujt i buzëqeshte,
dikujt bukën e pambirë t’ ia rreshkte.
e kështu pa e kuptuar hyjnë
në një film të vjetë bardh e zi
ngelur në kohën vintage*
Vetëm ca penele epokash, shtuar mbi celuloid,
asgjë nuk ndryshon, njerëzit shkojnë e vijnë
jehonë zërash të mekur, të largët,
për çdo shekull të ri, të ri, të ri…
Cette planète, nous prenons X…
Sur l’autre planète, on prend X
Il n’y a pas de coordonnées,dans quelle galaxie
ni lune, ni soleil, ni d’étoiles autour
Le seul signal, juste un “WOW”
Étrange cette planète, oui on prend X
comme après la moisson, il dit que je suis,
quand l’univers avec tout cela,a été construit
Secrètement a joué, ou il a dormi.
Mystérieuse cette planète, oui on prend X
signaux, signaux et signaux seulement.
Parti à sa recherche, je ne sais pas où elle se cache,
je ne connais que sa voix,elle disparaît en vol.
Ky planeti, po e zemë X…
Në planetin tjetër, po e zemë X
Nuk ka koordinata, as galaksi
as hënë, as diell, a yje përqark
Vetëm një “WOW,” të vetmin sinjal.
I çuditshëm ky planeti, po e zemë X
si pas të vjelave, thotë jam dhe unë,
kur u ndërtua universi me gjithë e gjithë
kukafshehtas luajti, apo flinte gjumë.
Misterioz ky planeti, po e zemë X
sinjale, sinjale dhe vetëm sinjale.
Nisur për t’a gjetur ,ku është fshehur s’e di,

vetëm zërin i njoh, zhduket fluturim.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.