11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Nexh Basha

DEDIKIM DJALIT TIM BESMIRIT ME RASTIN E 35 VJETORIT TË LINDJES.

Me 26 Prill 1987, në qytetin e Peshkopisë, lindi im bir Besmiri, ushtarak në “Komando”. Sot mbush 35 vjeç. I urojmë familjërisht edhe 100 vite jetë të lumtura, shëndet, gëzim e harmoni në familje.
URIME PËR DITËLINDJEN
BIRI IM…!
Poezi
Sapo u zgjova nis të shkruaj,
Vargje, vargje, për tim bir,
Sot Besmiri ka ditëlindjen,
Kalvar kujtimesh, si pështjellim.
I gris letrat i bëj copë-copë,
Si poet vargu më ngec,
Për ditëlindjen e evlatit,
Qenka e vështirë fjalë të gjesh.
Urime, urime biri im,…
Jam krenar me ty çdo çast,
Si bleta ke mbledh nektarin,
Je si koshere plot me mjaltë.
Vargje urimi thurr për ty,
Dashuria rrjedh sinqertë,
Babë e bir, si mishi me thoin,
Si një mal lidhur në jetë.
Një këshillë ti po ta them,
I rrëmbyeshëm je naj herë,
Si snajperist gjuan në shenjë,
Jeto jetën si pranverë.
Futbollist ish ëndra jote,
Plot besim e fisnikëri,
Shpirt bekuar gojëmjaltë,
Si në jetë dhe në ushtri.
Biri im, ti më nuk je djalë,
Je një prind, je familjar,
Rruga e jetës është kontrast,
Ajo vjen porsi valë…
Në ushtri si misionar,
Ku ke shkelur ke lënë gjurmë,
Një fjalë e popullit i shkon për shtat,
“Mos i shiko gunën, po shikoj punën”
Vëllai Erbjoni s’e fsheh gëzimin,
Reti e Amelia lëndinë e gjelbërt,
Të lumtur janë dhe dy prindërit,
Ky urim me dorë në zemër!
Përgatit Nexhbedin Basha

Shënim: Ja dedikojnë këtë urim zemre: prindërit Nexhbedini e Serja, familja, si dhe vëllai Erbjoni.

26 prill 2022

“”””””””””””””””””

NATA E KADRIT “FSHEH”
CA SEKRETE…!
Që nga Meka në Medinë,
Fjala islam një lajm qiellorë,
Allahu zbriti Kuranë për njerëzinë,
Nata e Kadrit ndriçoi si meteorë.
Nata Kadrit, mban ca sekrete,
Nata e shenjtë e islamit,
Ka ca rrite që të bëjnë për vete,
Fshehur në 10-të ditëshin e fundit të Ramazanit.
O Nata e Kadrit, O natë e bekuar,
Si një pemë me shumë fruta,
Ardhsh e bardhë si bora në male,
Me ngrohtësi Dielli e dritë Hene bekuar.
Kur farë vlere nuk ka gjumi,
Lutu! Fal namaz! Dhuro me shpirt!
Se vitet, valzojnë si valë lumi,
Si mburojë kemi Allahun e Gjithësisë.
Një ditë e re sapo ka lindur,
Si engjëll zbriti Kuranë në tokë,
Bëni teube, istigfar e salavat,
Shto tespihet e përmend Allah.
Fal namaz e dhuro me shpirt,
Se vitet do ju bëhen dritë.
Nata e Kadrit më e mirë se një mijë muaj,
S’do keni të numëruar mirësitë.

Nexhbedin Basha

22 prill 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.