11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Simon Tota

VJEN I PERGJAKUR,NJE -MAJI KETE VIT.

Qytete te tera te shkaterruara,kufoma njerezish qe gjenden kudo,femije te lemeritur qe nuk dine se ku kane prinderit,zemra nenash te zhuritura,me femije te gjymtuar para syve,Nena qe kerkojne femijet neper rrenoja,njerez qe nuk dine ku te futen me pare,duke u larguar me vrap nen panikun e sirenave te alarmit,nje president qe nuk pranoi t’i ktheje kurrizin popullit te tij,per te shpetuar lekuren dhe familjen,nje Tiran gjakpires qe don te beje histori me gjakun e nje populli te pafajshem,nje bote qe jeton nen ankthin e panikut te butonit te kuq ne duart e nje diktatori gjakpires,nje Gjermani dhe nje France,qe diten bejne lojen e perendimit,dhe pasi perendon dielli,kthehen tek loja e Rusise,dhe se fundi,nje popull qe iken,

iken ,dhe iken duke lene trojet e shkaterruara,

pa shprese se nje dite mund te kthehet perseri.

Perballe tyre,rruge dhe lagje te tera,te mbushura me tanke dhe autoblinda te shkaterruara, me kufoma ushtaresh Rus brenda tyre,edhe keta,djem nenash.

Kjo eshte panorama e Nje Majit te sivjetshem ne Ukrahinen e martirizuar.

Ku te vene punetoret,ne kete dite pushimi,qe simbolizon diten boterore te protestave, ne kerkim te te drejtave te tyre?

Te perkujtojne diten boterore ,tashme si dite e proletariatit per permiresimin e kushteve te punes,e te jeteses ,apo per cmimet qe kane arritur ne stratosfere?

Te sulen tek ambasadat ruse,dhe ti shkaterrojne,apo te kthejne syte nga qielli,nga frika e butonit te kuq.

Te protestojne tek qeveritaret e tyre per me shume ndihma Ukrahines,apo para selise se

NATOS,qe akoma nuk ka gjetur vetvehten ,para agresionit Rus,qe tashme eshte kthyer ne nje sfide te plote kunder perendimit.

Neqoftese bota do te jetoj nen friken e armeve nukleare,kjo do te thote se popujt kudo neper bote,ndodhen ne udhekryq.

Po ne shqiperi per cfare te protestohet me pare?

Per cmimet dhe jetesen e paperballueshme,apo per tregun e koncesioneve?

Per varferine e tejskajeshme,apo per pasurimin e oligarkeve?

Per shembjen e shtepive te qytetareve ne emer te urbanizimit,apo per zvogelimin e hapesirave turistike ne emer te investimit?

Per braktisjen e vendit nga keqqeverisja tridhjetevjecare,apo per frymen e antiamerikanizmit qe po perpiqet te fuse kudo plaku qe po perpelit kembet?

Nje Maji i ketij viti,ka te vecantat e saj,me karakteristika te pakrahasueshme me Nje Majet e viteve te kaluara.

Dhe popujt me shume se te protestojne,

zgjedhin heshtjen ,dhe shetitjet ne kete dite pranvere.

Ngrehuni o njerez,dhe protestoni per gjithcka qe mendoni se eshte ligjitime ,dhe ju takon,mos fleni gjume,se gjumi i perket vdekies.

Simon Tota Londer me 01/05/2022

“””””””””””””””””””””””””

VALSI I MENDIMEVE TE MIA.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Vallezojne lirshem mendimet e mija,
si valsi i bukur i lumturise,
plot mendime te hereshme,nga shqiperia,
fillojne me kohen e pafajshme te femijerise.
Me shoqet e shoke,hyj ne mendime,
me familjen e atehereshme,tashme te paarrire,
me vijne ne mendje,te bukura enderrime,
por sot jetojme,nje bote te peshtire.
Bukurite mahnitese,te fshatit tim,
pemet e sistemuara,sa kishin vlere,
por papritmas,me vjen nje mendim,
bukurite sfumuan,vlerat shkuan ne ere.
Me e bukura vlere,ishte rinia,
me ar eshte gdhendur,ne mendjen time,
shkolla,puna,dhe ushtria,
u kompletua,jeta ime .
Pa hyre ne histori,tek une nuk mbeti,
duke lene shume gjurme,ne mendjen time,
ne vende te ndryshme,me coi kurbeti,
shume vite u ndava,nga familja ime.
Gruan me djemte,i lashe ne shqiperi,
per t’u bashkuar nje dite,une kisha shprese,
shpesh here per ta,me lotuan syte,
por koha mua,nuk me preu ne bese.
S’u pendova per hapin,e fundit qe une hodha,
s’kisha menduar,per te ardhur ne angli,
por ja qe ketu,lindi mbesa aurora,
larg saj me dukej vehtja,me duar ne gji.

Simon Tota Londer me 24/04/2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.