“””””””””””””””””””””””
BOGDANI (S)ËSHTË VETËM I GURIT HASIT
Bogdani (s)lindi për Gur të Hasit,
Bogdani(s)jetoj për Gur të Hasit,
Bogdani (s)ndriçoj për Gur të Hasit,
Bogdani (s)shkroi për Gur të Hasit,
Bogdani (s)foli shqip për Gur të Hasit,
Bogdani (s)bëri lutje për Gur të Hasit,
Bogdani (s)luftoj për Gur të Hasit,
Bogdani (s)rënkoj për Gur të Hasit,
Bogdani (s)vdiq për Gur të Hasit….
E mbre’theu “danga” përdhe në thellësi,
Eshtrat ia “shk’rryen” qentë e “vatanit”,
Në të tretën ditë t’ringjalljes n’përjetësi,
Lavdia e Trinomit Arbnor-Pjetër Bogdanit.
Bogdani (s)është vetëm i Gurit të Hasit,
Hasi i Gurit (s)është vetëm i Bogdanit…
(Ps: Një reflektim poetik dedikuar Pjetër Bogdani të cilit dje në Krume të Hasit para mijëra pjesmarrësve i është inauguruar busti i kolosit të Shqiptarëve)
(L.M. 29 prill 2022)