70. Dita e Librit.
Dite e Librit dite e madhe shenjte
.E shenjtë për gjithe njerëzimin.
Është dita qe te sjell të ardhme.
Që fillon së pari me belbëzimin.
Libri është mrekulli që krijoi bota.
Hap horizintin si me magji.
.e ngulit kulturën si kala në kohëra.
Për të gjithë sjell mendim të ri.
Në mendje na sjell një prodhim të ri.
Dhe mendimet të vijnë si krua që rrjedh
Si shtëllungat e tymit në një fabrikë.
Njëra pas tjetrës e s’ndan asnjëherë.
Në çdo moment ti na jep diçka të re
Vijnë librat si ai vullkan i pashuar
Se pa ty, o libër, nuk kuptohet kjo jetë
Se me ty gjejmë fjalën e mençuruar.
Ti je si ujëvara që derdhet në një luginë.
. Për të gjithë botën ty, libër, të qofshim falë.
Kush e pati më të bukurën dhunti.
Lum ai që të ka ty shok të pandarë.
Lum ata që të mbajnë ty nën sqetull e në gji!
Çdo shkallë begatie ty ta dedikojnë.
Me ty jemi në jetë plot siguri.
Kudo që vemi rrugë nuk të harrojmë.
Ishim krah për krahë e të dashuruar.
Të dy zogjtë shtegtare na ngacmonin.
Me cicërimat tuaj isha mirëkuptuar.
Librin edhe mua bashkë donit të shikonin.
Gina kapej Xhaferaj
Greqi 28/4/2022
“”””””””””””””””””””
DITE E PASHKES ERDHI.
Lulet e bukura filluan gonxhe te celin
Kjo stine e bukur me lulëzon e lumturon.
Prilli eshte muaj I festes madhe.
Eshte pashka qe kushdo ate festë feston.
Te gjithë me pregatitje plotë nje jave.
Si diell I bukur ndricon e zbukuron.
Ajo drite e zjarrte e gazmore.
Ne cdo shtepi Vete nxituar e I uron
Thuhen aq fjale te bukura te mira.
Ta kaloni gezuar pashken e me zakon
Kali anastasi sot vetem dëgjohet.
Ne darke te veshur e te stolisur.
Ne kishë do vemi si gjithmonë.
Te dielen do pjekim qengjiin e veza kuqelon.
Do bejme te gjithë si zakoni e kerkon
E vezet e kuqe paf e puf ti thyejem.
Kush fiton ca leke numuron
E zoti dike mban me hater.
Se cave rrugën me petale u shtron
Disa te tjere kane vuajtje dhe halle.
Po jo se atyre zoti I denon
Mua te mesi me ke gjithëmone.
Gina kapej Xhaferaj
23/4/2022
“”””””””””””
O moj Vlora ime!
Vlora e bukur, moj perri
Më ka marrë malli të te shoh.
Më zgjon mall e nostalgji.
Tridhjetë vjet larg teje rroj.
Me ty larg e prek ëndrrën.
Kudo vajta s’kish si ti
Ti më zgjon mallin e këngën
O moj lule bukuri.
. Ti je lulja që nuk vyshket
. Bukurin zoti ta dha
E unë jam një dallandydhe
Që s’harron çerdhen e parë.
Do ngjitem shkallëve lart
Do vete në Kuz Baba një ditë..
Perballë të shoh Ismail Qemalë
Të shoh topat për karshi.
Je magjia, bukuria
Pranë teje këndon Joni
Sytë m’i dehka kaltërsia
Si dhuratë ardhur prej Zoti.
Përballë teje shoh Sazanë
Diku pranë shoh Karaburunin
Lungomarja fjongo e bardhë.
Ma trazon hapin e gjumin.
Do të shkoj, moj në Kaninë
Të vë buzës kupa vere
Vlorë je Mbret i Bukurisë
Ti për ne je rreze vere.
Kur të ndal në Ujë të Ftohtë
Sikur puth gryka e male.
Me një fyell që gjëmon.
Do t’ia marr-moj këngës labe.
Do të humb ndër portokalle
Si sorkadhe dalë nga deti
Bashkë me zogjtë do marr valle
Sa të dridhet edhe qielli.
Mes ullinjve do të ulem.
Të më vijë një fllad i freskët
Diamanti me pekule,
Vlorë e bukur pranë bregut.
Gina kapej Xhaferaj
Greqi 21/4/2022