10.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Shpresa Dhima

LULET E MAJIT

Mund të jetë një imazh i 2 persona, lule, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "a alamy alamy a alamy stock photo TA852C www alamy com"

Një ditë Maji , ty të takova
Takimi i një sythi dashurie
Syve të tu krejt u hutova,
Zemra ndizej , digjej zjarr.
Ishte si një fllad dashurie
Që lulëzon në marrëzi Rinie
Mes amshimit dashuri..
Puthje e ledhatime .
Lulet e Majit…
Për ty i mblodha,
Me lotin tim i freskova
E në fluturime zogjsh ti dërgova.
Dielli i ngrohtë i asaj dite
Si prush më ndizte , guduliste
Buza jote, buzës sime ngjitej,
Në sytë e tu dhe qielli fliste.
Zemrës sime ajo ditë Maji
Çeli më të bukurat petale
Le të frymojnë bashkë me ne,
Të frymojnë dashuri.

Shpresa Dhima@@

“”””””””””””””””””””””

DASHURIA S’NJEH DATË SKADIMI
Mund të jetë një imazh i 1 person
Dielli nis e perëndon
Errësira gjithkund mbretëron
Vështrimi im diku përhumbur,
Qiellit sterrosur ,pa anë ,pa fund.
E errët nata, shndrijnë sytë e mi
Dritë e paqëtim mbi errësirë
Të kërkoja ty , vështrimin tënd,
Tek digjte shpirtin tim…
Dashuria nuk ka datë skadence
Ajo gjallon gjithësinë , tek unë – te ty.
Mendoja ! Me dhimbje kujtoja,
Shkëlqimin e syve të tu .
Ditari i dashurisë, i një dashurie
Brenda tyre aty shkruar…
Era e fortë ,frynë me sqot
Gjethet e pemëve përkund .
Një e nga një fletët e ditarit shfleton
Mes agimeve mbetur vegimesh.
Aty çelen mijera kujtime ,
Kur një godë verë e pi me fund
Dehur nga lotë dëshpërimi
Vall ka dashuria datë skadimi?
Sytë treten në ëndërrime,
Si meteorët thyhen galaktikës
Re e bardhë e dashurisë, brenda meje ndrinë
Rob i dashurisë tënde ,si në fillim
Dashuri që esëll të deh fluturimesh
Ti vulos në zemër pa njohur datë skadimi!.

Shpresa Dhima@@

Italia: 30/4/2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.