9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Rashel Solomon

Nuk më the
*
Nuk më le të dashuroj ,
si lule
Petalet të çel , me hënën kur ulet
Mëngjeseve , kur dielli buzëqesh mbi mal
Tok me të ta shuaj ,
atë detë mall
*
Zërin e bilbilit kur të ndiej
Me ëndrën të luaj , me atë që ngroh ,si diell
*
Nuk më le të dashuroj ,
si flutur
Krahët të çel , në fluturimin e këputur
Ëndrën të pushtoj me krahet e erës
Në lëndinë të ulem ,e tok me të
të shijoj pranverën
*
Oh jo ,nuk më le …përse vallë ,Përse ?!
Oh jo ,Nuk më the ?!
Apr/30/2022
“”””””””””””””””

A mjaftojne lotet ?!
Betonet e Vlores ..-835-.
*
Eh moj Vlore
C’te te mollois me pare
Historine ta fshine
Djemte e tu ,vellezerit pa shpirt
serisht ti vrane
*
Te lane te xhveshur
ne shi e furtune
Te lane jetime ,
si nene qe s’pat djale kurre
*
Te lane koke menjane
Si bije pa babe
Te hoqen Flamurin ,
Eh, a’t bukuri te ralle
*
Shtohen betonet ,
shtohen per cdo dite .
A thua jane prej leter te piste
e nuk kane ,jo cmim ?
*
Me thoni vellezer :
Me ke jemi ne gare
Me Durresin ,Tiranen
A Shqiperine mbare
*
Flamurin me shqiponjen
valvitem, e e ngritem lart,
Mbi ullinjte e Kanines,
E ,mbi portokall
*
Eh ,sot …
Shtiza e flamurit dridhet,
kembet jo ,se mbajne
sikur eshte jetime ,
nje dore beton per te ,Jo nuk kane
*
A mjaftojne lotet per Vloren tone ?!
Kur gjaku i djemve , fëlliqur me beton ?!
Ah moj Vlore ,moj Vlora jone
Mos hesht, por ngrihu serisht
moj trime me flamur ne dore
Florida 25/Tetor /2021 ora 3:45 pm
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.