9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Pjeter Cara

MESUESEVE TE MI…

Me zemren tuaj na ngrohet kur frynte veriu,
Me etjen per dije vapes na freskonit pa frike.
Dhe me embelsin’ e fjales na mesuat qe njeriu
ta zgjedh me mire fatin e jetes çdo dite.
Kur capkenlleqet e thumbonin qetesine
e te librat nuk kthenim mbremjeve te vona,
Ju ne buzqeshjen tuaj e fshihnit merzine
dhe uleshit ne mendafshin e ndjenjave tona.
Kur na i thyenin shpresat si rrezet diellore
ne kataraktet e kohes me shume refraktim,
Ju i vishnit me qyrkun e vuajtjeve prinderore
enderrat tona qe te shperthenin me gezim.

Sa lindete dielli dhe falej ne perendim,

per drite e flamur prane nxenesve u bete fli.

Andaj nder mote, ne, per Ju me nderim

do ta pime me fund nje kupe me dashuri…!

“””””””””””””””””””””””””””””

TA PASTROJME QENIEN…
U mek ndershmeria me pastruar qenien
dhe me veset perhere eshte shamatuar…
Ndergjegjen mos ta brejne mola me vemjen,
qe kurre te kthehet ne pikture t’rrenuar!
Por ja, si lengate, dikur lindi vesi
dhe i shtrini tentakulat si Ameba…
Sa n’poret e jetes hyri interesi
tue na ngi me premtime e genjeshtra…!
Un’ me te tjere shpikem ndonje genjeshter,
sa per hallet, aq per te bere qyfyre…
Prushi i turpit porsi gjineshter
xhembat na i perplaste per fytyre!
Si gjarperin n’prit’ e sheh korrupsionin
tue pertyp tendera e koncesione…
Drejtesia e shitur lepihet me medalionin
t’sulet tinzisht mbi ryshfetet si kacole…!
Kur zhgenjimet e zhurisin vendin,
mashtrimi rend me deshtime te…ministri.
Pa kur mafia triblon Presidentin,
bjen n’zi njerezia, se vdes verdikti…!

Virtytet çdo mengjes ta pastrojne fytyren,

Sinqeriteti me t’verteten t’lulojn’ si zambaku…

Ndershmeria me t’ardhmen ta lidh kryeuren,

Liria t’i ngul rrenjet thell’ te konaku…!

“””””””””””””””””””””””

PO CELIN MIMOZAT…
Po celin mimozat…
gjithandej te perhapin ngadale
eren e kendshme te dashurise…
Buzes se njom’ nje ortek me fjale
gjuan fort kurthet e xhelozise!
Po celin mimozat…
t’ledhatojn’ gezimet e rinise.
N’apelin kosovar mungojn’ disa,
flokun perzhiti flaka e egersise
kur endrra rrugeve ne gjak u la!
Po celin mimozat…
kur petalet ende nuk kan’ buluar
e qingji te shtrunga rrall’ blegerine…
Kryqet neper varre kudo jan’ shtuar,
veç besimi n’pragje po flakerine…
Po celin mimozat…
t’sjellin sihariqin e pranveres
te zemrat e nenave qe lengojne…!
Syt’ e shpresave n’ krahet e eres
malit t’qendreses shpejt fluturojne.

Po celin mimozat…

t’flladisin zemrat e njerezise

kur dhimbjet i theren naten pa hene!

T’hapin t’shendetshme sythet e lirise,

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.