9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Besnik Memelli

MIQTË E MIJ

Miqtë e mij, sot ishte një maji,
Sa keq,su festua,as u protestua,
Ju do të thoni i kujt është faji ?
Thonë që koha me të u martua.
Po kujt i bën zemra të festojë,
Ka ardhur shumë kohë e keqe,
Fjala është burgosur në gojë,
Po bëre llafe, ec edhe ndreqe.
Protesto se askush s’të ndalon,
Të drejtat e tua, kush i dëgjon ?
Festo, gëzo se jeta ecën shkon,
Se një zot i madh ne na përgjon.
Urimi s’mungoi në faqet sociale,
Po kujt ja mban të protestojë,
Për një majin flet vetë jeta reale,
Ku heshtja ka mbetur mburojë.
Miqtë e mij, rehat s’po na lenë,
Frikën na i bënë në jetë refren,
Përqafuar e vjetra me të renë,
Ky duet që shpirtin po na gryen.

Besnik Memelli

01.05. 2022

“””””””””””””””

PËR TË..
Sot, nuk desha të shkruaj,
Jo, se s’më beson askush,
Gërmat mundohem ti ruaj,
Me fjalë të bukura ti mbush,
Sot, ky lapsi s’po më bindet, Gënjeshtra jo, zdo të shkruaj,
Me gënjeshtra, bota po tundet,
Mes nesh, jemi bërë të huaj.
Gënjeshtrën, do ta demaskoj,
Ajo është pjellë e injorancës,
Por e pamundur, që ta shëroj,
Tani është bërë pjesë e jetës.
Ç’do ditë, nga ndërgjegjia vuaj,
E vërteta, në klasë ka mbetur,
Për të, pa fund do të shkruaj.
Për të,gërmat kam për ti tretur.

Besnik Memelli

30.04. 2022

“””””””””””

RRUGËT !
Rrugët buçasin nga idiotët,
Nga fjalët e tyre të pista,
E ç’farë s’të dëgjojnë veshët,
Nga injorantë dhe xhepista.
FAMILJET !
Familjet janë tronditur,
Besimi i tyre ka humbur,
Nga qefi apo nga varfëria,
Mjer si u katandis shoqëria.
BOTA !
Bota ndodhet në udhëkryq,
Zhveshur krejt nga ndërgjegjia,
Një i çmendur po i bën gjyq,
Në dilemë për mbijetesë paqia.

Besnik Memelli

28.04 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.