“”””””””””””””””””””””””””
Zemra e Nënës pse lëngon
U poqën mollët, rrushi, rrjedh rakia
Po dasma s’ka ,sikur ka rënë zia.
Djemve u erdhi sëra të martohen,
Po rrallë sot ata kujtohen…
Askush prej tyre thotë për t’u lidhur
E kanë mendjen të ikin larg në botë.
Pikon mbi vatër loti i hidhur
Një fjalë të ndalen
Dhe pragu i shtepisë dot s’u thotë .
Ikin, veç ikin
E shkretë rruga…
Pas tyre edhe vashat tufa – tufa
Ç’është ky fat i tillë për ne
Kush do ta bëjë pjellor këtë dhe?
Ca nga marria dhe skamja
Të tjerët nga lufta
Shtegtojnë nëpër mjergull
Si zogjtë tufa- tufa
Po vjen behari e thahet bari
Qan zemra ime në burg nga malli
Kujtohen nganjëherë, ose aspak
Të vijnë e ta përcjellin
Atë që i rriti – murgun plak
Tani e gjora unë nuk i njoh hiç
Një thotë jam Jorgoja, njëri Xhuzepja
Tjetri jam Flic!
Fëmijet e tyre nuk thonë dot as Nënë, as tungjatjeta!…
Vallë ,kur të vdes, si do t’i thonë edhe vendit tënë unë e shkreta?!
“”””””””””””””””””””””””””
A vritet pafajsia..?
Hiqe maskën se ajo të vret.
Pas virusit lufte do sjellin
Se besoja mikun tim profet
Po sot bombat e nxinë qiellin!
Të lutem zbuloje fytyrën!
Maskën e ndalon ligji e feja
Iku virusi, tani shiko mënxyrën
Makina e luftës, gati i ka armët e reja
Qeshja me fjalët e mikut profet
Çuditërisht i doli profecia
Lufta e tretë, n’prag po troket
Në gijotinë po shkon pafajsia!..