“”””””””””””””””””
Kërkesa!
Përsëri sot ne kemi festë,
jo per gje,por e meritojmë,
gezohem qe ne Shqiparet,
asnjehere ato si harrojmë.
Te gjithë sot te bashkuar,
ne zotin do ta adhurojmë,
si i shtypuri dhe shtypesi,
falje atij do ti kerkojnë.
Shtypesi do ti lutet zotit,
qe i shtypuri mos te levizë,
se i vriten pjeset e trupit,
kur atij i hipen ne kurrizë.
I shtypuri nga ana e tijë,
me lutje i bën nje kerkesë,
o zot mos te hanë shumë,
s’mbaj dot kaq ngarkesë.
Dhe ashtu té bashkuar,
lutje do i bejne perendisë,
kthejua mendjen e kokes,
politikes dhe qeverisë.
Te gjithë nga kjo festë,
dalin shumë te gezuar,
se mekatet do ti falë zoti,
shpirtin e kanë pastruar.
“”””””””””””””””””””””
Qejf,o qejf!
Gezoni ju puntorë,
se sot keni festë,
kur te qethen viçat,
ju do merrni leshtë.
Bëni qejf ju puntorë,
se mendojne partitë,
kuvendet i mbaruan,
tani tek ty i kanë syte.
Gezoni ju puntorë,
sa te keni qeverinë,
vertet ajo ha mishin,
por ti e lanë tepsinë.
Gezoni ju puntore,
iken dhe sindikatat,
kur nuk u dilte shati,
ato perdornin lopatat.
Gëzoni ju puntorë,
e keni me meritë,
e per ç’farë luftuat,
te punoni perditë?
Kush s’eshte dakort,
rrugen e ka te hapur,
keni bollë trotuare,
merruni me ti matur.
Po qe per te punuar,
ne kishim ate sistem,
e shamë atehere boten,
pas si qenë tani i vemë.
Nuk kemi pse qahemi,
ata na trajtojnë mirë,
nga dashuria na japin,,
kockat per ti lepirë.
Të na rrosh sa malet,
të paçim ti demokraci,
tani bejmé qejf,o qejf
gjithë bota na kanë zili.